Simptomat që zbulojnë sëmundjen Crohn

Gjatë sëmundjes Crohn, muret e zorrëve bëhen të trasha dhe brenda zorrëve shfaqen plagë, e madje edhe fistula.

Sëmundja Crohn është inflamacioni i traktit digjestiv, por ja cilat janë simptomat që tregojnë për këtë sëmundje. Gjatë sëmundjes Crohn, muret e zorrëve bëhen të trasha dhe brenda zorrëve shfaqen plagë, e madje edhe fistula. Më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë duhanpirësit dhe personat me ekuilibër të çrregulluar të baktereve në zorrë.

SIMPTOMAT:

  • Dhimbje në stomak
  • Ndryshime në nevojë (diarre dhe gjak në nevojë)
  • Lodhje
  • Humbja e fuqisë

Megjithatë, disa nga simptomat manifestohen ndryshe në individë të ndryshëm, kështu që një person mund të reduktojë ndjeshëm peshën trupore, përderisa një person tjetër që vuan nga sëmundja Crohn nuk do të ketë lëkundje të peshës trupore. Gjithashtu shfaqen edhe simptoma të tjera si temperatura e lartë e trupit, dhimbje të kyçeve dhe të vjella.

Nëse keni diarre për më shumë se shtatë ditë, ndjekur nga dhimbjet abdominale, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore për të përcaktuar shfaqjen eventuale të sëmundjes Crohn dhe të fillohet me terapinë e përshtatshme.