SIMPTOMË E SHPESHTË: Gjithnjë e më shumë pacientë e humbin ndjenjën e nuhatjes si rezultat i koronavirusit

Gjithnjë e më shumë pacientë të infektuar me koronavirusin e ri vuajnë nga anosmia, ndërsa disa prej tyre janë duke përjetuar humbje afatgjatë të kësaj ndjesie.

Anosmia është gjendje e humbjes së ndjenjës së nuhatjes, handikap i padukshëm që është i vështirë të jetohet psiqikisht dhe për të cilin nuk ka kurë të vërtetë.

Gjithnjë e më shumë pacientë të infektuar me koronavirusin e ri vuajnë nga anosmia, ndërsa disa prej tyre janë duke përjetuar humbje afatgjatë të kësaj ndjesie.

“Anosmia heq gjithçka që ka të bëj me erën jetën tuaj, ndërsa kjo është një torturë e madhe”, thekson Maylard, president i shoqatës franceze që ofron mbështetje për ata me  këtë problem.

Diagnoza e tillë, thotë Mylard, ju pengon të thithni erën e kafesë së freskët në mëngjes, barin e freskët ose erën e sapunit në lëkurën tuaj. Ai përballet me këtë gjendje pasi u përball me një aksident dhe shton se për rëndësinë e ndjenjës së të nuhaturit e kuptoni atëherë kur e humbni.

Njerëzit me anosmi nuk mund të reagojnë ndaj rrezikut, nuk mund të ndjenjë erën e tymit, rrjedhjen e gazit ose koshin e palarë të plehrave. Për ta, konsumimi i ushqimit është një përvojë krejtësisht tjetër, sepse ata nuk mund të nuhasin atë që duan të hanë më shumë.

“Polipet e hundës, riniti kronik, sëmundja e Alzheimerit ose Parkinson janë vetëm disa nga shkaqet e anosmisë, ndërsa COVID-19 tani është në të njëjtën listë”, thekson Dr. Alain Corre, otolaringolog në Spitalin Rothschild në Paris.

Nuk ka terapi specifike për të trajtuar anosminë. “Problemi me anosminë lidhur me koronavirusin është se trajtimi i infeksionit viral shpesh nuk ka efekt në rivendosjen e ndjenjës së nuhatjes”, thekson Dr. Corey.

“Të dhënat e para tregojnë se rreth 80% e pacientëve me COVID-19 shërohen në më pak se një muaj, ndërsa shpesh më shpejt – në tetë deri në 10 ditë. “Tek të tjerët, sëmundja mund të shkatërrojë neuronet shqisore që zbulojnë aromat, por lajmi i mirë është se ata mund të rigjenerohen”.

Ai thotë se deri më tani në praktikë janë përdorur dy lloje të trajtimit të kësaj gjendjeje tek pacientët me COVID-19, me kortizon dhe me rivlerësimin e aromave, dhe tani për tani të dy japin rezultate të kënaqshme, duke pasur parasysh që një numër i madh i pacientëve, por edhe të shëruar nga koronavirusi i ri, kërkojnë ndihmë profesionale për të kapërcyer anosminë.