SIMPTOMË SPECIFIKE E COVID-19: Këto janë tre shenjat që tregojnë se kokëdhimbjet janë shkaktuar nga infeksioni omikron

Dhimbjet e kokës tek njerëzit shfaqen çdo ditë, për arsye të ndryshme, por ajo e shkaktuar nga omicron është specifike.

Në vetëm tre muaj, omicron është bërë varianti dominues i koronavirusit në botë. Varianti i ri është përgjegjës për shumicën e pacientëve me COVID-19 dhe fillimisht shkaktoi panik të madh. Lehtësim solli kuptimi se varianti i ri nuk çoi në simptoma të rënda, si ato të shkaktuara nga delta dhe variantet tjera të mëparshme, duke e bërë më të ulët rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes.

Simptomat e omicron janë të ngjashme me simptomat e ftohjes së zakonshme dhe kryesisht lidhen me rrjedhjen e hundëve, dhimbjet e trupit, dhimbjet e gjoksit, lodhjen dhe kokëdhimbjet.

Sipas një studimi britanik, dhimbja e kokës është ndër pesë simptomat kryesore që shfaqen te njerëzit e infektuar me omicron. Dhimbjet e kokës tek njerëzit ndodhin çdo ditë për një sërë arsyesh, por ajo që shkakton omicron është specifike. Është një dhimbje koke e vazhdueshme që shpesh shoqërohet me simptoma të tjera si rrjedhje hundësh, dhimbje të fytit dhe lodhje. Këto janë tre specifikat që e bëjnë këtë dhimbje koke të ndryshme nga të tjerat.

I MODERUAR ME INTENZITET TË FORTË

Intensiteti i dhimbjes së kokës varet nga shkaktari i saj. Mund të jetë i lehtë nëse shkaktohet nga presioni i punës dhe mund të jetë i rëndë nëse shkaktohet nga migrena. Në rastin e infeksionit omicron, dhimbja e kokës është përgjithësisht e moderuar deri në të rëndë. Ndjehet si pulsacion, presion ose pickim, gjë që është e pazakontë në rastin e një dhimbje koke të përgjithshme. Përveç kësaj, dhimbja e kokës e shkaktuar nga varianti omicron zgjat deri në tre ditë, edhe nëse merrni rregullisht ilaçe kundër dhimbjeve.

SHFAQET NË TË DYJA ANËT

Nëse i keni kushtuar ndonjëherë vëmendje, ndonjëherë koka ju dhemb vetëm në njërën ose tjetrën pjesë. Zona e dhimbjes së kokës varet gjithashtu nga shkaktarët e dhimbjes së kokës. Kur bëhet fjalë për infeksionin me omicron, dhimbja mund të ndihet në të dy anët e kokës. E gjithë koka juaj mund të jetë e tensionuar dhe me dhimbje.

SHPESHT SHOQËROHET NGA INFLAMACIONI I SINUSEVE 

Sipas ekspertëve, kokëdhimbjet në rastin e omicron mund të jetë reaksion inflamator i trupit gjatë luftimit të virusit. Ndërsa virusi shumohet në sistemin e frymëmarrjes, ai prek edhe sinuset, duke çuar në inflamacion. Pra, dhimbja e kokës zakonisht shfaqet me inflamacion të sinuseve. Nëse vuani nga një problem i infeksionit të sinusit, dhimbja e kokës mund të jetë më e keqe.