Sindroma e zorrës së irrituar

Në përgjithësi nga sindroma zorrëve të irrituara, më së shumti vuajnë të rinjtë e moshës nën 35 vjeçare, kryesisht femra, si dhe ata me raste të ngjashme në familje, kanë më shumë gjasa të ekspozohe ndaj rrezikut të kësaj gjendje.

Nëse shpesh përjetoni dhimbje në stomak, shkoni në tualet në mënyrë të parregullt, ndërsa studimet tregojnë se nuk keni asnjë problem, atëherë ndoshta ju vuani nga sindroma e zorrës së trashë të irrituar.

Ky sindrom është një problem gastroenterologjik, i cili fatmirësisht nuk shkakton dëme të përhershme, por kërkon marrjen e masave të caktuara për të mos u përkeqësuar.

Shprehet në “keqkuptim” dhe komunikim të dobët midis trurit dhe stomakut, domethënë, megjithëse fizikisht nuk ka shenja të dukshme të ndryshimeve në shëndetin, sinjalet që truri i dërgon në stomak keqinterpretohen dhe keqparaqiten.

Në përgjithësi nga sindroma zorrëve të irrituara, më së shumti vuajnë të rinjtë e moshës nën 35 vjeçare, kryesisht femra, si dhe ata me raste të ngjashme në familje, kanë më shumë gjasa të ekspozohe ndaj rrezikut të kësaj gjendje. Në përgjithësi, kjo sëmundje është individuale dhe prek dhe kalon tek çdo person ndryshe.

Shkaqet dhe simptomat 

Shkaqet e sindromës së zorrës së irrituar mund të jenë të ndryshme – nga anamneza familjare deri te ushqimi i keq, stresi ose probleme të tjera të sistemit nervor.

Simptomat shpesh përfshijnë dhimbje barku të ngjashme me ato të ciklit menstrual, fryrje, gazra, diarre ose kapsllëk. Dhimbja ndodh vetëm gjatë ditës, zakonisht pas ngrënies dhe nuk është e përqendruar në një vend, por në të gjithë zonën e barkut.

Trajtimi

Sindroma e zorrës irrituar trajtohet me dieta dhe medikamente, është e mundur të përshkruhet terapi nëse gjendja shkaktohet nga problemet me nervat. Shmangen ushqime të tilla si çokollata, qumështi, misri, fruta agrume, kafeja, sheqeri ose produktet me bazë gluteni.

Në fillim, mjekët testojnë opsionet tjera të mundshme për sëmundjet me simptoma të ngjashme. Sapo të konfirmohet diagnoza, përshkruhet një dietë e kontrolluar dhe probiotikë për normalizimin e florës së zorrëve.