Sindroma e zorrëve të irrituara: Si t’i lehtësoni simptomat në mënyrë natyrale?

Përderisa ekzistojnë barna të ndryshme, ekzistojnë edhe shumë bimë që gjithashtu mund të lehtësojnë këtë problem.

Sindroma e zorrëve të irrituara ndikon në 10 deri 15 për qind e popullsisë në botë. Për çdo njërin prej tyre, qëllimi kryesor është gjetja e ndonjë ilaçi për lehtësimin e simptomave.

Simptomat e sindromës së zorrëve të irrituara mund të jenë të pakëndshme dhe të shqetësojnë jetën e përditshme. Përfshijnë diarre, kapsllëk, gazra, fryrje, dhimbje stomaku… Ushqimi por edhe shkaqe të tjera mund të përkeqësojnë këto simptoma, kështu që shumë njerëzve u vjen në ndihmë edhe ndryshimi i mënyrës së jetesës.

Megjithatë, për ata me simptoma më të rënda mund të përshkruhen medikamente, duke përfshirë antidepresantët, antispazmolitikët, antibiotikët dhe ato që janë vetëm për sindromën e zorrëve të irrituara.

Ekzistojnë shumë bimë të cilat mund të lehtësojnë simptomat. Këto janë disa prej tyre:

Kapsllëk

Kapsllëku është një nga problemet më të zakonshme tek njerëzit me sindromë të zorrëve të irrituara. Ushqimi i pasur me fibra mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut.

Diarre

Ashtu si kapsllëku, edhe diarrea është një simptomë e zakonshme. Kamomili lehtëson fryrjet dhe ënjtjet, si dhe çaji nga gjethet e manaferrave. Gjithashtu edhe rigoni lehtëson diarren dhe vepron ndaj simptomave të tjera që lidhen me traktin digjestiv.

Fryrje dhe gazra

Barishtja e cila zakonisht përdoret në kuzhinë mund të sigurojë lehtësim. Farat e anasonit mund të ndikojnë pozitivisht në simptomat e sindromit të zorrëve të irrituara. Hulumtuesit tregojnë se vepron në rregullimin e muskujve të butë të zorrëve.

BIMËT

Xhenxhefili

Xhenxhefil ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, kështu që mund të parandalojë edhe të përzierat edhe refluksin.

Aloe Vera

Disa hulumtime kanë treguar se i reduktojnë gazrat, ngërçet dhe dhimbjet abdominale.

Fletët e argjinares

Në një studim të vitit 2001, 96% e pjesëmarrësve kanë vlerësuar se gjethet e argjinares janë terapia më e mirë për trajtimin e sindromës së zorrëve të irrituara.