Sinjalet që na i dërgon trupi: Këto 4 probleme paralajmërojnë mungesën e vitaminave!

Fillimisht duhet të dini ta njihni problemin, pastaj të dini se kush është zgjidhja

Vitaminat dhe mineralet janë të nevojshme për funksionimin normal të trupit, por nëse keni mungesë të ndonjërës atëherë trupi do t’ju dërgoj sinjale të qarta. Shpesh është e mjaftueshme që vetëm të dëgjojmë organizmin tonë dhe të dimë se çfarë na mungon.

Fillimisht duhet të dini ta njihni problemin, pastaj të dini se kush është zgjidhja:

Problemi 1:

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, ju mungon zinku. Plagët shërohen ngadalë, tek thonjtë keni pika të bardha.

Burime të mira të zinkut: frutat e thatë, farat, drithërat integrale, sardelet dhe mishi i kuq.

Problemi 2:

Problemet me tretjen tregojnë mungesën e vitaminës B3. Simptoma të tjera përfshijnë edhe dobësinë e muskujve, humbjen e oreksit dhe probleme të ndryshme të lëkurës.

Burime të mira të vitaminës B3: mish payndyrë, peshk dhe fruta të thatë.

Problemi 3:

Ngërçet e duarve dhe këmbëve tregojnë mungesën e vitaminës B6. Simptomat tjera përfshijnë edhe inflamacionin e lëkurës, nervozizmin, pagjumësinë dhe PMS.

Burime të mira të vitaminës B6: oriz ngjyrë kafe, avokado, banane dhe misër.

Problemi 4:

Rënia e flokëve tregon mungesën e vitaminës B9. Simptomat tjera përfshijnë qërimin e lëkurës, humbjen e oreksit, zbehjen dhe lodhjen.

Burime të mira të vitaminës B9: veshka dhe mëlçi viçi, bishtajore, avokado, vezë, peshk, selino