Sinkopa – gjithçka që duhet të dini mbi këtë çrregullim

Shpesh shfaqet tek personat e moshuar dhe si pasojë e mbidozimit me ilaçet për uljen e tensionit të gjakut.

Sinkopa mund të përshkruhet si humbje befasuese, e përkohshme e vetëdijes, e cila paraqitet si rezultat i çrregullimit të qarkullimit të gjakut në tru. Pas ndërprerjes së qarkullimit cerebral në gjak në një kohëzgjatje prej 10-15 sekondash, vjen deri te humbja vetëdijes. Shkaqet për shfaqjen mund të jetë problemet me zemrën, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për stenozë mitrale, kardiomiopati obstruktive ose ndonjë sëmundje tjetër e zemrës.

Shkaqet e paraqitjes së sinkopës mund të kushtëzohen nga disa shkaktarë të tjerë. Tek disa njerëz, sinkopa mund paraqitet ë në situata të veçanta, si për shembull: sinkopa e shkaktuar nga kolla, gëlltitja dhe lodhja fizike.

Sinkopa ortostatike shfaqet si rezultat i rënies befas të tensionit të gjakut, pas marrjes së pozicionit të drejtë. Shpesh shfaqet tek të moshuarit dhe si pasojë e mbidozimit me ilaçet për uljen e tensionit të gjakut. Sinkopa sipas çrregullimeve metabolike shfaqet në formën e hipoglikemisë (uljen e nivelit të sheqerit në gjak) dhe është shkaku më i zakonshëm i sinkopës tek personat me diabet, sidomos ata që marrin insulinë.

Personat me diagnozë të disa sëmundjeve kardiake rregullisht duhet të kontrollojnë sëmundjen dhe t’u përmbahen udhëzimeve të mjekut. Masat parandaluese neurologjike duhet që t’i drejtojnë sipas udhëzimet që kanë marrë nga mjeku.

Në disa raste, para shfaqjes së sinkopës, pacienti përjeton një gjendje parasinkope e cila karakterizohet nga humbja e vetëdijes, lodhja në të gjithë trupin, çrregullimi i shikimit, paaftësi për të qëndruar në pozicion të drejtë.

Simptomat tipike të sinkopës karakterizohen nga rënia e tensionit të gjakut, zbehja, djersitja dhe frymëmarrja e cekët.