Të jetosh me një baba toksik mund të ketë pasoja të thella në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijës. Siç shpjegojnë psikologët, modelet toksike ndryshojnë nga personi në person, por ekzistojnë disa gjëra për të cilat duhet pasur kujdes, sepse shumica e baballarëve toksikë i bëjnë. Të njëjtën gjë e konfirmon edhe psikoterapistja Irina Firstin.
“Sjellja toksike është në fakt një lloj sjelljeje ndaj njerëzve të tjerë që i bën ata të ndihen keq për jetën e tyre dhe veten. Karakterizohet nga kritika, kontrolli, manipulimi dhe faji. Për shembull, nëse babai juaj vazhdimisht kritikon zgjedhjet tuaja të jetës, si fyerja e bashkëshortit ose shikimi me përçmim për karrierën tuaj, dhe nëse ky është një model i vazhdueshëm që e mbani mend që nga fëmijëria, ka shumë të ngjarë që keni të bëni me një baba toksik”, shpjegon Firstin.
Ajo zbulon nëntë gjëra që pothuajse të gjithë baballarët toksikë i bëjnë në shumicën e rasteve, nga luajtja e viktimës deri tek krahasimi i vazhdueshëm i fëmijës me vëllezërit e motrat e tij. Siç shpjegon ajo, këto janë gjërat që baballarët toksikë bëjnë më shpesh kur rrisin fëmijët e tyre:
Ata e krahasojnë fëmijën me vëllezërit e motrat ose bashkëmoshatarët
- Ata vazhdimisht luajnë viktimën
- Ata kurrë nuk e marrin fajin për veprimet e tyre
- Kanë prirje për manipulime emocionale
- Ata bërtasin ose e ndëshkojnë fizikisht fëmijën
- Atyre u mungon empatia
- Nuk respektojnë kufijtë e fëmijës
- Presin që fëmija të jetë i përsosur në të gjitha segmentet e jetës
- Nuk kënaqen asnjëherë.
Përktheu dhe përshtati:S.N