Mëmësia është një përvojë unike që mund të jetë jashtëzakonisht e bukur dhe përmbushëse, por në të njëjtën kohë sjell shumë sfida. Gjithashtu nuk është për të gjithë. Disa gra nuk e ndiejnë dëshirën për t’u bërë nëna, dhe kjo është një zgjedhje plotësisht e vlefshme dhe e arsyeshme. Edhe pse është e mrekullueshme, mëmësia është gjithashtu e vështirë dhe rraskapitëse. Terapistja e martesës dhe familjes Dr. Reta Fej Voker tregon pesë shenjat që tregojnë se një grua mund do të jetë një nënë e mirë.
- Tregon interes për fëmijët
“Nënat e mrekullueshme reagojnë menjëherë, tregojnë interes të vërtetë për fëmijët e tyre në mënyrën e duhur. “Kur fëmijët ndiejnë dhe e dinë që ju i dëgjoni, ndihen të pranuar dhe të vlerësuar”, thotë terapistja.
- Komunikon në mënyrë efektive
Komunikimi i mirë është ndryshimi midis prindërimit mesatar dhe atij të mirë, argumenton Voker. “Kjo është arsyeja pse do të shihni nëna të mrekullueshme që dëgjojnë më shumë sesa gjykojnë, debatojnë në vend që të flasin dhe tregojnë respekt për vlerat, mendimet, ndjenjat dhe opinionet e fëmijëve të tyre”, thotë ajo.
- Ajo është mbështetësja më e madhe e fëmijëve të saj
Rëndësia e mbështetjes në zhvillimin e një të riu është aq e rëndësishme sa është thelbësore që të dy prindërit të marrin pjesë në mënyrë të barabartë, jo vetëm nëna, thekson terapistja. “Megjithatë, nënat shpesh njihen si burimi kryesor i mbështetjes dhe inkurajimit dhe i ndihmojnë fëmijët e tyre të krijojnë vetëbesim dhe qëndrueshmëri”, shton ajo.
- Modelon inteligjencën emocionale
“Nënat e shkëlqyera, të cilat menaxhojnë në mënyrë efektive emocionet e tyre, kanë kufij të mirë dhe marrëdhënie respektuese, demonstrojnë mënyra të shëndetshme për të përballuar stresin dhe frustrimet. Ky modelim u siguron fëmijëve të tyre aftësitë që u nevojiten për të lundruar në botë dhe të ardhmen e tyre”, përfundon Voker.