SJELLJA E PAVETËDIJSHME: Me këto katër gjëra prindërit ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijës

Siç thekson doktor Jusuf Kadiri, ekzistojnë disa gjëra konkretisht katër, të cilat kanë një ndikim veçanërisht negativ në zhvillimin e fëmijës.

Mënyra se si e rrisim një fëmijë ka një ndikim të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e tij dhe prindërit kanë rolin më të madh në këtë proces. Siç shpjegon psikiatër Mejmunah Yusuf Kadiri, ekzistojnë disa gjëra që prindërit i bëjnë, shpesh në mënyrë krejtësisht të pandërgjegjshme, të cilat ndikojnë dikuar negativisht në zhvillimin e fëmijës së tyre, si mendërisht ashtu edhe fizikisht.

“Ndikimi i prindërve te fëmijët është i madh dhe ndikon në mënyrën se si ata sillen. Për shembull, mbajtja e një atmosfere të këndshme në shtëpi ndihmon në nxitjen e sigurisë dhe besimit tek fëmija. Nga ana tjetër, një fëmijë i cili është vazhdimisht në ankth dhe nervoz, shpesh mund të ekspozohet ndaj sjelljeve të këqija të prindërve të tij. Ndaj është e rëndësishme të kuptojmë se mënyra e jetesës dhe mosmarrëveshjet me partnerin mund të ndikojnë shumë në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës dhe pasqyrën e të gjitha marrëdhëniet e tij në të ardhmen”, shpjegon psikiatri.

Siç thekson doktor Jusuf Kadiri, ekzistojnë disa gjëra konkretisht katër, të cilat kanë një ndikim veçanërisht negativ në zhvillimin e fëmijës. Këto gjëra përfshijnë:

  • ofendimet dhe mallkimet në prezencë të fëmijës apo në komunikim me të
  • Zakone të këqija si duhan pirja, konsumimi i alkoolit apo gënjeshtra ndaj të cilave ekspozohet edhe fëmija
  • Marrëdhënie e prishur mes prindërve, si debate të vazhdueshme apo dhunë
  • Probleme me kontrollin e sjelljes si sjellja agresive, të bërtiturat ose ndëshkimi fizik i fëmijës.

Secila prej këtyre zakoneve ka një ndikim negativ në zhvillimin e fëmijës dhe pasojat në shumicën e rasteve bëhen të dukshme vetëm më vonë kur fëmija hyn në pubertet ose rritet. Gjegjësisht, problemet në ruajtjen e marrëdhënieve cilësore dhe të shëndetshme me partnerin janë shpesh të dukshme, dhe njerëzit që janë rritur me prindër të tillë janë gjithashtu më të pirur ndaj depresionit, ankthit dhe sjelljes agresive.