Skleroza multiple shoqërohet me rrezikun e lartë të kancerit

Shkencëtarët shpresojnë se rezultatet e këtij studimi do të rrisin ndërgjegjësimin tek njerëzit për rëndësinë e parandalimit të kancerit dhe zbulimin e hershëm të tij tek njerëzit me sklerozë multiple.

Skleroza multiple është një sëmundje e rëndë, ndërsa rezultatet e fundit të një studimi norvegjez kanë treguar se kjo sëmundje mund të rrisë rrezikun ndaj kancerit.

Në përgjithësi, rreziku i kancerit është vetëm 12% më i lartë, por rreziku i kancerit të caktuar si, kanceri i sistemit nervor qendror dhe kanceri i sistemit urinar ishte rreth 50% më i lartë tek njerëzit me sklerozë multiple.

Në të njëjtën kohë, pacientët me sklerozë multiple kishin për dy të tretat më shumë rrezik për zhvillimin e kancerit në sistemin e frymëmarrjes.

Shkencëtarët shpresojnë se rezultatet e këtij studimi do të rrisin ndërgjegjësimin tek njerëzit për rëndësinë e parandalimit të kancerit dhe zbulimin e hershëm të tij tek njerëzit me sklerozë multiple.

Duhet të theksohet se ky studim tregon vetëm lidhjen ndërmjet kancerit dhe sklerozës multiple, por nuk e tregon lidhje shkak-pasojë.