Në fazat e hershme të sklerozës multiple, mund të shfaqet lodhja, humbja e forcës (dobësimi muskulor në një ose më shumë gjymtyrë), ndjesi shpimi gjilpërash, mpirje, dhimbje, zvogëlimi i mprehtësisë pamore ose “përzierja” e ngjyrave, imazh të dyfishtë, marramendje, koordinim i vështirë i lëvizjeve, dridhje, pengesa në kontrollin e urinës dhe nevojës, koncentrim i vështirësuar, ankth…
Simptomat shpesh “vijnë dhe shkojnë” për disa ditë, kështu që shumë të sëmurë në fillim të sëmundjes nuk kërkojnë ndihmë mjekësore.
Diagnostifikim i ndërlikuar
Skleroza multiple është sëmundje kronike inflamatore dhe degjenerative e sistemit nervor qendror, ndërsa dëmtimi mund të ndikojë në tru dhe palcën kurrizore. Skleroza multiple dëmton mbështjellësin e mielenit që transmeton impulse, domethënë irritimin midis qelizave nervore. Në vendin e zhdukjes së mbështjellësve të mielenit krijohen shenja, lezione që quhen sklerozë. Shenjat e tilla shkaktojnë simptoma të ndryshme si ato të lartpërmendurat, por kur sëmundja merr hov, funksionet trupore mund të përkeqësohen deri në invaliditet të rëndë.
Simptomat ndryshojnë nga personi në person, varësisht se cila pjesë e sistemit nervor qendror është më e prekur nga dëmtimi, kështu që sëmundja nuk ka asnjë “model” përmes të cilit do të mund të njihet lehtësisht.
Gjatë diagnostifikimit më së shumti ndihmon lëngu cerebrospinal (lëngu i cili mbështjell trurin dhe palcën kurrizore), si dhe rezonanca magnetike e trurit dhe / ose palcës kurrizore, përmes së cilës mund të shihen pjesët e inflamuar dhe dëmtimi i mbështjelljesit të mielenit.
Shkaktarët e sklerozës multiple janë të panjohur, por mendohet se është sëmundje autoimune gjatë së cilës organizmi gabimisht prodhon antitrupa të cilët sulmojnë mbështëjellësin e mielenit. Mendohet se shfaqja e kësaj sëmundje të shkaktohet nga prirjet e trashëguara, stresi, ushqimi i papërshtatshëm dhe ndikimi i mjedisit.
Skleroza multiple mund të shfaqet në çdo moshë, por më së shumti midis moshës 20 dhe 45 vjeçare. Femrat preken nga kjo sëmundje dy deri tre herë më shumë se meshkujt.