Smartfonët i bëjnë fëmijët më të palumtur, tregojnë studimet 

Më konkretisht, përdorimi i tepërt i celularit përkufizohet si problematike kur fëmijët nuk janë në gjendje të rregullojnë kohën para ekranit, gjë që mund të çojë në pasoja negative për shëndetin e përgjithshëm.

Studimet e fundit tregojnë se gjithnjë e më shumë varësia nga smartfonët tek fëmijët po shkakton vetminë dhe ndjenjën e braktisjes

Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt i telefonave i bën fëmijët të prirur ndaj problemeve serioze mendore, konkretisht përdorimi i tepërt i celularëve ndikon në psikikën e tyre. 

Sot, varësia ndaj smartfonëve është një trend shqetësues në të gjithë botën dhe është veçanërisht aktuale në vitet e fundit. Edhe pse u shpik për ta bërë jetën më të lehtë dhe më komode, përdorimi i tepërt i telefonave inteligjentë tek fëmijët shkakton probleme të shëndetit mendor. 

Studimet e fundit kanë treguar se varësia nga smartonët tek fëmijët shkakton vetminë dhe ndjenjën e braktisjes dhe disa probleme të ngjashme mendore. Ja të gjitha problemet mendore që lindin nga përdorimi i tepërt i celularëve. 

Studimet e fundit kanë treguar se varësia nga smartfonët tek fëmijët shkakton vetminë dhe ndjenjën e braktisjes dhe disa probleme të ngjashme mendore. 

Stres dhe ankth  

Ekspertët e shëndetit mendor shpjegojnë se shpenzimi i tepërt i kohës në celular mund të shkaktojë stres dhe ankth. Sa më shumë që fëmijët përdorin celularët, aq më të shqetësuar bëhen ata. Stresi dhe ankthi mund të çojnë në shëndet të dobët mendor, si dhe në shumë sëmundje të tjera. 

Depresioni 

Të gjithë ata që përdorin telefona celularë në mënyrë të tepruar, përfshirë fëmijët, ka shumë gjasa të bien në depresion. Kjo ndodh sepse telefonat inteligjentë mund të largojnë aktivitetet e tjera të këndshme dhe të prishin aktivitetet shoqërore. 

Humor i keq 

Smartfonët i bëjnë fëmijët të pakënaqur, tregojnë studimet. Më konkretisht, përdorimi i tepërt i celularëve cilësohet si shumë problematike kur fëmijët nuk janë në gjendje të rregullojnë kohën e kaluar para ekranit, gjë që mund të sjellë pasoja negative për shëndetin e përgjithshëm. 

Ekspertët e shëndetit mendor shpjegojnë se shpenzimi i tepërt i kohës në celular mund të shkaktojë stres dhe ankth. Sa më shumë që fëmijët përdorin celularët, aq më të shqetësuar bëhen ata. Stresi dhe ankthi mund të çojnë në shëndet të dobët mendor, si dhe në shumë sëmundje të tjera 

Probleme me sjelljen 

Ende nuk dihet mekanizmi i saktë i lidhjes midis telefonave celularë dhe problemeve të sjelljes. Por ekspertët thonë se përdorimi i celularëve mund të çojë në sekretim të tepërt të hormonit melatonin, i cili ndikon në zhvillimin e trurit dhe në këtë mënyrë shkakton probleme të sjelljes si agresioni.