Smoothie i shijshëm nga panxhari i kuq freskon dhe mbron sistemin tuaj kardiovaskular, ndërsa kombinimi me fruta i jep një shije shumë të ëmbël të ekuilibruar!
Përbërësit e nevojshëm:
- gjysëm panxhari
- 1 banane
- gjysëm ananasi
- 10 manaferra
- 0,3 dl ujë kokosi
- fara chia (opcionale)
Përgatitja:
Vendosini të gjithë përbërësit në një blender dhe përzijini mirë.
- Panxhari stimulon tretjen dhe funksionimin e mëlçisë, përmban shumë hekur dhe antioksidantë, ndërsa është i mrekullueshëm për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.