Smoothie që ruan shëndetin e zorrëve

Qëllimi i kësaj pije është rritja e marrjes së baktereve të mira (probiotikëve) në organizëm me produktet që ndihmojnë tretjen, por edhe që parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve.

Për të përmirësuar shëndetin e zorrëve, e nevojshme është që në organizmin tuaj të futni vitamina, minerale, lëndë ushqyese dhe probiotikë, ndërsa të shmangni toksinat.

Zorra e trashë është organi më i madh i brendshëm, roli i saj është që të absorboj ushqimin, lëndët ushqyese dhe ujin. Funksioni i lëkurës nuk është vetëm që t’i mbaj në vend të gjitha organet, indet, kapilarët dhe muskujt, por edhe i mundëson trupit që të marrë frymë.

Qëllimi i kësaj pije është rritja e marrjes së baktereve të mira (probiotikëve) në organizëm me produktet që ndihmojnë tretjen, por edhe që parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve.

Përbërësit e nevojshëm:

½ filxhan i vogël kefir,

½ filxhan i vogël qumësht kokosi,

1 banane,

2 lugë sheqer,

2 gjethe lakër jeshile,

1 lugë xhenxhefil i grirë në rende

Nëse dëshironi, mund të shtoni mjaltë, nenexhik ose pluhur të çajit jeshil.

Të gjithë përbërësit vendosni në një blender dhe përzijini mirë.