Soja si ilaç kundër dhimbjeve dhe etheve

Soja rekomandohet për uljen e temperaturës truporet, trajtimin e proceseve inflamatore, si dhe si balsam në pjesët ku ndjeni dhimbje.

Soja është një artikull ushqimor jashtëzakonisht i dobishëm, i cili ka një përdorim të gjerë tek të ushqyerit. Për shkak të përbërësve të dobishëm, në mjekësinë popullore përdoret si ilaç për disa probleme shëndetësore. Rekomandohet për uljen e temperaturës trupore, heqjen e proceseve inflamatore dhe si balsam në pjesët ku ndjeni dhimbje.

Flasteri prej sojës së freskët është më efektiv.

Përgatiteni në atë mënyrë që, në pesë filxhana ujë të shtoni sojën dhe lëreni të qëndroj gjatë gjithë natës. Në mëngjes përzijeni, shtoni pak miell dhe këtë pastë ngjitëse aplikojeni në garzë ose letër të yndyrshme, me një trashësi prej një centimetri. Aplikojeni në lëkurë dhe ndryshojeni atë sapo të thahet, për aq kohë sa vendi të shërohet.

Djathi tofu prej sojës gjithashtu mund të përgatitet në formën e një flasteri. Zvogëlon në mënyrë efektive temperaturën, trajton djegiet e shkallës së dytë dhe të tretë, por vepron edhe ndaj përdredhjeve dhe proceseve inflamatore.

Përgatiteni në atë mënyrë që: kullojeni ujin e tepërt të djathit tofu me ndihmën e një garze. Më pas shtypni djathin, përziejeni me 5 gram xhenxhefil të grirë dhe një lugë miell. Përzijini mirë të gjithë përbërësit, ndërsa përzierjen e fituar aplikojeni në të njëjtën mënyrë si edhe flasteri i sojës.