Sonja Jordanova-Cacanoska: Përgatitja e fëmijës për në shkollë është një varg kompleks i ndikuar nga shumë faktorëve

Nisja në shkollë është një hap i madh për fëmijët e vegjël. Vetë fillimin, shumë fëmijë e pranojnë me qetësi dhe i përshtaten shpejt, por një numër i caktuar i fëmijëve, veçanërisht ata që nuk kanë qenë pjesë e kopshtit të fëmijëve, e kanë të vështirë të pranojnë ndryshimin e ri.

Shkruan: Sonja Jordanova-Cacanoska, defektologe


Çfarë është përgatitja ose pjekuria e fëmijës për në shkollë?

Është koha që fëmijën tuaj ta regjistroni në klasën e parë? Pyesni veten nëse fëmija juaj është i përgatitur mjaftueshëm për t’u përballur me sfidën shkollë? Bisedoni me prindërit tjerë për të zgjidhur ndonjë nga dilemat tuaja, por ende nuk jeni të sigurt nëse fëmija juaj është i përgatitur mirë për të zotëruar detyrat shkollore?

Nisja në shkollë është një hap i madh për fëmijët e vegjël. Vetë fillimin, shumë fëmijë e pranojnë me qetësi dhe i përshtaten shpejt, por një numër i caktuar i fëmijëve, veçanërisht ata që nuk kanë qenë pjesë e kopshtit të fëmijëve, e kanë të vështirë të pranojnë ndryshimin e ri. Shkolla është një ndryshim i madh si për fëmijën, ashtu edhe për prindërit. Me nisjen e shkollës ndryshon ritmi ditor i fëmijës dhe bëhet pjesë e një mjedisi të strukturuar, në të cilin ekzistojnë rregulla dhe obligime që duhet të respektohen. Fëmija në shkollë jo vetëm që duhet të mësoj, por edhe duhet t’i përshtatet shoqërisë me një numër të madh të fëmijësh, të rriturit të panjohur (mësuesit) dhe disiplinës së caktuar shkollore.

Përgatitja për në shkollë është një kombinim i aftësive, shkathtësive, shprehive dhe njohurive të ndryshme, domethënë, përvoja dhe njohuritë që fëmija i ka fituar në moshën parashkollore.

Suksesi i fëmijës nuk varet vetëm nga përgatitja e tij / saj dhe angazhimi i prindërit, por edhe nga puna në vetë shkollën, domethënë mësuesi. Detyra e shkollës është që të përdorë gatishmërinë e fëmijës përmes mësimit, caktimit të ushtrimeve të caktuara, inkurajimit të interesave të fëmijëve.

Fëmija në shkollë jo vetëm që duhet të mësoj, por edhe duhet t’i përshtatet shoqërisë me një numër të madh të fëmijësh, të rriturit të panjohur (mësuesit) dhe disiplinës së caktuar shkollore.

Faktorët nga të cilët varen gatishmëria ose pjekuria për shkollën

E nevojshme është që fëmija të jetë fizikisht i zhvilluar, në mënyrë që të mund t’i përballojë përpjekjet e jetës shkollore. Para së gjithash, kjo ka të bëjë me kalimin e përditshëm të rrugës nga shtëpia për në shkollë dhe anasjelltas. Në shkollë fëmija qëndron i qetë për orë të tëra, dhe kjo është pikërisht një ngarkesë e madhe për muskujt e shpinës. Nëse këto muskuj nuk janë mjaftueshëm të zhvilluar, vjen deri te të qëndruarit ulur në mënyrë të gabuar dhe shtrembërimi i shtyllës kurrizore. Zhvillimi i mirë i motorikës dhe kontrolli i shikimit, mundëson mbajtjen e lapsit në mënyrën e duhur, kontrollin e presionit të lapsit gjatë ngjyrosjes ose shkrimit, aftësinë për të ngjyrosur figura të caktuara gjeometrike, njeriun.

Jashtëzakonisht të rëndësishme për secilin nxënës janë organet shqisore. Për të njohur botën rreth vetes, duhet t’i ketë të zhvilluara mirë shqisat e shikimit dhe dëgjimit. Dëgjimi i mundëson fëmijës që të dëgjojë fjalimin e njeriut dhe të përfshihen në komunikimin e duhur.

Të folurit është një nga kushtet kryesore të komunikimit njerëzor, të përhapjes së përvojave, të mësuarit. Fëmija duhet të kuptojë të folurit e të tjerëve dhe pa vështirësi të mund të komunikojë me të tjerët mendimet dhe nevojat e veta. Nëse fëmija juaj zëvendëson një tingull me një tjetër tingull, nuk i shqipton në mënyrën e duhur të gjithë tingujt, nuk i shqipton në mënyrën e duhur fjalitë, kanë vështirësi në gjetjen e shkronjës së parë të një fjale, ose ndoshta ekziston ndonjë problem që ju shqetëson, atëherë vizitoni logopedin, i cili do të ju jap këshilla se si ta përgatisni fëmijën tuaj për shkollim të lehtë.

Të menduarit është funksioni më i lartë psikik i fëmijës dhe i të rriturve. Zhvillimi intelektual i mundëson fëmijës të gjejë një zgjidhje gjatë përballjes me problemet dhe situatat e ndryshme shkollore, si dhe të mund t’i pranojë njohuritë e shumta në shkollë. Përveç të menduarit të zhvilluar, për shkollim të suksesshëm është e nevojshme që të ketë zhvilluar edhe funksionet psikike, veçanërisht ndjenjat dhe emocionet.

Ndjenjat janë veçanërisht të rëndësishme për jetën sociale të fëmijës. Nga fëmija pritet të reagojë në mënyrë të përshtatshme në privimin e disa dëshirave ose nevojave, dhe të ketë ndërtuar kontrollin e duhur emocional.

Në shkollë fëmija qëndron i qetë për orë të tëra, dhe kjo është pikërisht një ngarkesë e madhe për muskujt e shpinës. Nëse këto muskuj nuk janë mjaftueshëm të zhvilluar, vjen deri te të qëndruarit ulur në mënyrë të gabuar dhe shtrembërimi i shtyllës kurrizore.

E gjithë kjo tregon se përgatitja e fëmijës për në shkollë është shumë komplekse dhe se nuk ka fëmijë tek të cilët janë të zhvilluara të gjitha aftësitë me të njëjtën shpejtësi. Kjo duhet të merret parasysh edhe nga prindërit edhe nga mësuesit, dhe nëse një fëmijë ka nevojë për plotësim të kushteve shtesë me qëllim që t’i mundësohet pështatja e duhur, është e nevojshme që para se të nis viti shkollor të bëhet një strategji e mirë, që do të mundësonte realizimin e kushteve, në mënyrë që të reduktohet stresi tek fëmija dhe prindërit.

Përgatitni fëmijën tuaj para se të niset në shkollë. Mos u shqetësoni nëse fëmija nuk i ka mësuar shkronjat dhe numrat, si dhe mos këmbëngulin në mësimin e tyre pasiqë do të jetë në klasë të parë. Detyra juaj është ta inkurajoni fëmijën që t’i pranojë ndryshimet e reja.

Ndani përvoja pozitive nga shkollimi juaj. Mos krijoni pamje ideale të shkollës, si dhe përgatitni se ka edhe detyrime që duhet t’i kryej. Mos i përsërisni vazhdimisht atë që  duhet të bëjë dhe se si duhet të sillet përderisa është në shkollë. Dhe mos u dëshpëroni nëse në fillim të vitit shkollor fëmija juaj nuk i respekton rregullat e sjelljes (ngrihet gjatë orë së mësimit, qanë dhe nuk pranon të kryejë detyrat e dhëna nga mësuesi). Pranoni sjelljen gjaknxehtë në fillim dhe mos i jepni obligime shtesë, në mënyrë që t’i tejkalojë më shpejt detyrat shkollore. Dhe mos harroni që fëmijës suaj t’i jepni mbështetje çdo ditë dhe t’i tregoni atij se e doni dhe se është i vlefshëm për ju, pa marrë parasysh suksesin që ka arritur në shkollë.