Sot është Dita Botërore e Lupus-it: Shkaqet e kësaj sëmundje autoimune janë ende të panjohura

Lupusi shfaqet kur sistemi imunitar i sulmon indet e shëndetshme të trupit. Me shumë gjasa shkaktohet nga kombinim i gjeneve dhe mjedisit jetësor. Lupusi mund të zhvillohet tek njerëzit me predispozitë trashëgimore të lupusit, kur vihet në kontakt me diçka nga mjedis jetësor që mund ta nxisë atë.

10Maj është Dita Botërore e Lupus-it. Bëhet fjalë për një ndryshim serioz në jetë dhe sëmundje e cila kërkon mirëkuptim dhe mbështetje të thellë për njerëzit që janë të prekur. Prandaj, përgjegjësia është e atyre që nuk janë prekur, si dhe e atyre që janë prekur nga kjo sëmundje, që të bashkojnë forcat dhe të përfshihen bashkërisht në gjithçka që është e nevojshme në luftën kundër kësaj sëmundje të paparashikueshme dhe shpesh të keqkuptuar.

Diagnostifikimi i lupusit shpesh është i vështirë sepse simptomat i imitojnë shenjat e sëmundjeve të tjera sistemike. Megjithatë, një nga karakteristikat kryesore të kësaje sëmundjeje është skuqja e fytyrës në formën e fluturës

Lupusi është sëmundje kronike autoimune e cila prek lëkurën, nyjet, veshkat dhe mëlçinë. Sistemi imunitar nën ndikimin e tij bëhet hiperaktiv dhe i sulmon indet normale dhe të shëndetshme. Nuk është sëmundje ngjitëse, ndërsa shumica e të prekurve janë gratë e moshës 15 deri 45 vjeçe.

Lupus erythematosus sistemik (SLE) është sëmundje sistemike ind lidhëse, e cila më së shumti i prek gratë

Diagnostifikimi i lupusit shpesh është i vështirë sepse simptomat i imitojnë shenjat e sëmundjeve të tjera sistemike. Megjithatë, një nga karakteristikat kryesore të kësaj sëmundjeje është skuqja e fytyrës në formën e fluturës. Shenjat dhe simptomat e tjera janë:

  • Mungesa e ajrit
  • Dhimbje të forta gjoksi
  • Dhimbje të nyjeve, ënjtje dhe ngurtësim
  • Ethe dhe lodhje
  • Gishtat e duarve dhe të këmbëve bëhen blu kur ekspozohen ndaj të ftohtit
  • Dhimbje koke, konfuzion dhe humbje të memories

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lupus-it, “World Lupus Federation” i fton njerëzit nga e gjithë bota që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë ditë, në mbështetje të njerëzve të cilët vuajnë nga kjo sëmundje autoimune, e cila i prek njerëzit e të gjitha nacionaliteteve, grupeve etnike, racave, moshave dhe gjinive. Kjo gjendje nuk njeh kufij dhe nuk mund të kontrollohet, por ajo se si mund të ndikojmë ne është që të kuptojmë lupusin.

Lupus është fjalë latine për ujkun. Në shekullin e 18-të, kur lupusi filloi të njihej si sëmundje, mendohej se shkaktohet nga kafshimi i ujkut

Cilët janë shkaktarët?

Lupusi shfaqet kur sistemi imunitar i sulmon indet e shëndetshme të trupit. Me shumë gjasa shkaktohet nga kombinim i gjeneve dhe mjedisit jetësor. Lupusi mund të zhvillohet tek njerëzit me predispozitë trashëgimore të lupusit, kur vihet në kontakt me diçka nga mjedis jetësor që mund ta nxisë atë.

Sëmundja nuk është ngjitëse, ndërsa shumica e të prekurve janë gratë e moshës 15 deri 45 vjeçe.

Megjithëse në shumicën e rasteve shkaktari i lupusit është i panjohur, si shkaktarë potencial mund të konsiderohen edhe këto:

  • rrezet e diellit
  • infeksione
  • stresi fizik ose emocional
  • barnat

Njerëzit të cilët janë me lupus i cili shkaktohet nga barnat, zakonisht vërejnë se simptomat largohen kur ndalojnë marrjen e barnave.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane Selena Gomez foli publikisht për sfidat që i has, si pasojë e lupusit

Funksioni i zakonshëm i sistemit imunitar është që të prodhojë antitrupa me qëllim që të mbroj trupin nga antigjenet, siç janë viruset dhe bakteret. Nën ndikimin e lupusit sistemi imunitar nuk mund t’i dallojë antigjenet nga indet e shëndetshme, kështu që antitrupat i orienton tek indet e shëndetshëm duke shkaktuar ënjtje dhe dhimbje.

Nuk ekzistojnë dy raste identike të lupusit. Simptomat mund të shfaqen papritmas ose të zhvillohen ngadalë, mund të jenë të lehta ose të forta, ndërsa mund të jenë të përkohshme ose të vazhdueshme. Shumica e të prekurve fillimisht përjetojnë epizode në të cilat simptomat përkeqësohen për një periudhë, pastaj përmirësohen ose zhduken përkohësisht.