Një studim amerikan i kohëve të fundit ka treguar rëndësinë e perimeve me gjethe jeshile si spinaqi, sallata jeshile dhe lakra jeshile, kur është fjala për demencën tek personat e moshuar.
Shkencëtarët që u morrën me studimin, i analizuan shprehitë ushqyese të 960 individëve në moshës mesatare prej 81 vjetësh, të cilët nuk ishin të diagnostikuar me demencë. Të anketuarit u ndanë në pesë grupe, varësisht nga ajo se sa shpesh konsumonin perime me gjethe jeshile.
U vërtetua se individët që në baza ditore konsumonin 100 gram spinaq të gatuar ose lakër jeshile, ose rreth 200 gram sallatë jeshile kanë një rrezik më të ulët ndaj demencës.
Autorët e studimit shtuan edhe vlerësimin se personat më të moshuar, të cilët zakonisht konsumojnë perime me gjethe jeshile janë më të rinj për 11 vjet në planin kognitiv, sesa ata që rrallë i konsumojnë këtë perime.