Steriliteti tek meshkujt – shkaktarët dhe trajtimi

Steriliteti tek meshkujt zakonisht shkaktohet nga problemet të cilat ndikojnë në prodhimin e spermotozoideve ose në transportin e spermatozoideve.

Riprodhimi është përvojë e zakonshme dhe e natyrshme për shumicën e çifteve. Megjithatë, në disa raste, steriliteti mashkullor mund të jetë pengesë për këtë proces të zakonshëm. Fertiliteti tek meshkujt kryesisht mbështetet në sasinë dhe cilësinë e spermës. Nëse numri i spermatozoideve të cilat mashkulli i ejakulon është i ulët ose nëse spermatozoidi është i dobët, atëherë fekondimi dhe shtatzënia e dëshiruar bëhet më e vështirë, nganjëherë edhe e pamundur.

SHKAKTARËT E STERILITETIT TE MESHKUJT

Steriliteti tek meshkujt zakonisht shkaktohet nga problemet të cilat ndikojnë në prodhimin e spermotozoideve ose në transportin e spermatozoideve.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përqendrim normal i spermatozoideve është të paktën 20 milion për mililitër të spermës. Më pak se 15 milionë konsiderohet si numër i vogël spermotozoidësh – gjendje kjo e cila quhet oligospermi. Kjo gjendje mund të ndodhë për shumë arsye dhe faktorë të tillë si: anomalitë hormonale, infeksion i spermës, infeksione të prostatës, kanalet e dëmtuara nga ku kalon sperma, përdorimi i steroideve, pirja e duhanit, alkoolit, abuzimi me drogën, kimikatet toksike, barna të caktuara, ekspozimi ndaj metaleve të rënda dhe rrezatimit.

Studimet e fundit kanë treguar se ngrohja e testikujve për shkak të frekuencave elektromagnetike, gjithashtu mund të kontribuojnë në zvogëlimin e spermatozoideve. Zakonet si, mbajtja e laptopit në prehër dhe mbajtja e celularëve në xhep, meshkujt duhet rreptësisht t’i shmangin.

Infertiliteti tek meshkujt, në varësi të problemit, mund të trajtohet edhe në mënyrë natyrale, edhe atëherë kur bëhet fjalë për përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të spermës.

HUDHRA – vepron si afrodiziak natyral dhe e rrit prodhimin e spermotozoidëve. Përmban përbërjen alicin, e cila e rrit qëndrueshmërinë e spermës dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Seleni në hudhër ndihmon në lëvizjen e spermatozoidëve. Shtoni 1-2 thelpinj hudhër në ushqimin tuaj të përditshëm.

ÇAJI JESHIL – Studimet kanë treguar se nivelet e larta të antioksidantëve në çajin jeshil kanë efekt të mirë në nxitjen e pjellorisë, pasiqë i neutralizojnë radikalet e lira të cilat mund t’i dëmtojnë spermatozoidet. Doza e ulët e përbërjes Epigalokatehin galat, e cila është e pranishme në çajin e gjelbër, mund të përmirësojë cilësinë e spermës, përfshirë lëvizjen, duke përmirësuar kështu potencialin për fekondim. Mirëpo, përqendrimet më të larta të këtij komponimi mund të kenë efekt të kundërt. Pini 1-2 gota çaji jeshil çdo ditë.

FRUTA TË THATA – Frutat e thatë dhe farat janë ushqime mjaftë të shëndetshme, të cilat janë të pasura me ushqyes të shëndetshëm dhe i japin trupit ushqim të plotë për forcimin e tij, në mënyrë që të mund të prodhojë spermë të shëndetshme, si dhe një numër më të madh spermatozoidesh. Prandaj hani bajame, fara, fara luledielli, arra indiane dhe rrush të thatë. Konsumoni të paktën gjysmë pjate të një përzierjeje të këtyre frutave, në ditë. Brenda pak ditësh mund të prisni përmirësimin në numrin dhe cilësinë e spermës.