Stevçe Acevski: Rekomandime për përdorimin e duhur të antibiotikëve

Përdorimi jo i përshtatshëm i antibiotikëve lejon që sa më shumë baktere të zhvillojnë mekanizma të rezistencës ndaj këtyre lloje barnash, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të përdoren siç duhet.

Shkruan: Stevçe Acevski, Doktor i Shkencave Farmaceutike


Zhvillimi i antibiotikëve është një nga zbulimet më të mëdha të mjekësisë moderne. Antibiotikët përdoren në luftën kundër baktereve dhe mund të shërojnë sëmundjet kërcënuese të jetës. Por, përdorimi jo i përshtatshëm i antibiotikëve lejon që sa më shumë baktere të zhvillojnë mekanizma të rezistencës ndaj këtyre lloje barnash, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të përdoren siç duhet.

Antibiotikët duhet të përdoren vetëm pas marrjes së recetës nga mjeku. Vetëm për shkak të humbjes së simptomave të sëmundjes, përdorimi i antibiotikëve nuk duhet të ndërpritet para kohe, sepse shkatërrimi jo i plotë i shtameve bakteriale që kanë shkaktuar infeksionin mund të çojnë në përsëritjen e infeksionit dhe ri-fillimin e sëmundjes. 

Në rast se ju mbeten tableta nga terapia, ato nuk duhet të ruhen për përdorim të mëtejshëm ose t’u jepen njerëzve të tjerë. Mbetjet nga terapia nuk duhet të hidhen në tualet, sepse në këtë mënyrë do të ndotet ambienti dhe do të kontribuojnë në rritjen e rezistencës bakteriale.


Barnat do të jetë aktive vetëm nëse ato përdoren siç duhet. Gjatë përdorimit të antibiotikëve është mjaftë e rëndësishme që të dihen gjërat e mëposhtme:

  • A mund të thehen tableta në pjesë më të vogla, me qëllim që të gëlltiten më lehtë?
  • Duhet të dihet se, thyerja e tabletave mund të prish efektin e duhur të tyre.

  • Me çfarë ushqimi mund të merren antibiotikët?
  • Antibiotikët zakonisht rekomandohen që të merren me ujë. Konsumi i antibiotikëve me lëngje frutash, produkte ushqimore ose alkool mund të ndikojë ndjeshëm në reabsorbimin e antibiotikut dhe, për rrjedhojë, në mënyrë të konsiderueshme të ndikojë në efikasitetin e tij. Pas marrjes së antibiotikëve, mund të pritet deri në tre orë për të filluar me marrjen e disa produkteve ushqimore që mund të ndikojnë në veprimin e barnave, si qumështi, gjalpi, jogurti ose djathi. Lëngu i grejpfrutit ose shtojca të tjera dietike që përmbajnë kalcium, mund të ndikojnë gjithashtu në efikasitetin e antibiotikut.

  • Kur duhet të merren antibiotikët?
  • Disa antibiotikë duhet të merren në një kohë të caktuar të ditës, disa rekomandohen që të merren para, ndërsa disa pas vaktit ushqimor. Është e këshillueshme që antibiotikët të merren në një kohë të saktë të caktuar, sipas regjimit të përcaktuar të dozimit.

  • A mund të kombinohen antibiotikët me barna të tjera?
  • Antibiotikët mund të ndërveprojnë me barna të tjera, është e rëndësishme që mjekut ose farmacistit t’i vihet në dukje përdorimi i medikamenteve të tjera. Antibiotikët mund të reagojnë ndaj disa preparateve të grupit të hipolipemikëve ose antacideve, megjithatë antibiotikët mund të ulin efektin e kontraceptivëve.

Të gjitha informatat mbi përdorimin e antibiotikëve mund të lexohen në udhëzimin e brendshëm të ilaçit, por nëse nuk jeni të sigurt se cili nga rekomandimet është i rëndësishëm për terapinë antibiotike, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.