Zemra e thyer mund të shkaktojë dëmtime të zemrës, si dhe sulm në zemër, tregon një studimi të ri. Kryesisht, kjo është si rezultat i stresit emocional që zakonisht shkaktohet nga pikëllimi ose ndarja e pakëndshme. Në Mbretërinë e Bashkuar mijëra të rriturit vuajnë nga sindromi i zemrës së thyer.
Studiuesit kanë treguar se zemra mund të dobësohet kur ngjarje të ndryshme jetësore ndikojnë tek njeriu. Më parë, mjekët supozonin se këto ndikime ishin të përkohshme dhe dëmi nuk ishte afatgjatë, por ekipi nga Universiteti Aberdeen zhvilloi një teori të re.
Studimi në të cilin morrën pjesë dhjetëra njerëz që vuanin nga sindromi i zemrës së thyer, treguan se kjo gjendje e dobëson zemrën, si dhe sulmin në zemër në mënyrë të përhershme. Pacientët në një periudhë dy vjeçare kryen rregullisht eko ekzamin dhe rezonancë magnetike, ndërsa studiuesit zbuluan se ata që vuajnë nga sindrom i zemrës së thyer nuk janë në gjendje të ushtrojnë dhe lodhen shpejt.
“Ky sindrom është më i zakonshëm se sa që kemi menduar. Studimi ynë tregon qartë efektet anësore të përhershme të zemrës. Këta pacientë nuk janë në gjendje të ushtrojnë dhe lodhen shumë shpejtë. Hulumtimi ynë tregon se sindromi i zemrës së thyer duhet të trajtohet me të njejtë urgjencë si edhe problemet tjera të zemrës dhe se pacientët kanë nevojë për trajtim afatgjatë”, thotë Dana Dawson, udhëheqëse e hulumtimit.