Problemi i rënies së flokëve pas infektimit me koronavirusin e ri është diskutuar publikisht nga disa persona të famshëm, ndërsa hulumtimet tregojnë se rreth një e katërta e atyre që kanë kontraktuar COVID-19 përballen me këtë problem.
Rënia e flokëve është e ngjashme me atë kur folikula e flokëve nën stres kalon në një fazë “pushimi”. Si rezultat, nuk formohen flokë të reja, por qimet në fazën e rritjes ndalojnë të rriten para kohe, dhe pas një kohe të caktuar fillojnë të bien.
Kjo gjendje quhet telogen effluvium dhe shpesh ndodh në pacientë të cilët kohët e fundit kanë përjetuar një situatë stresuese. Kjo është arsyeja pse një e katërta e pacientëve me COVID-19 përballen me rënie të tepërt të flokëve, por kjo gjithashtu ndodh me ata që nuk janë infektuar, sepse shkas mund të jetë stresi i shkaktuar nga pandemia.
Përveç humbjes së flokëve, problemet e lëkurës së kokës ose zbokthit janë të zakonshme, por ka gjëra që mund të bëni për ta parandaluar atë.
Lani flokët më rrallë – Mund të duket logjike të lani shkakun e rënies së flokëve ose problemet e kokës me ujë dhe shampo, por e vërteta është se në këtë situatë përfitoni më shumë nga larja e flokëve më rrallë. Ekspertët rekomandojnë larjen në çdo dy deri tre ditë për flokë të drejtë dhe çdo dy javë për flokët kaçurrelë gjatë dimrit.
Trajtimi i thellë – është vërejtur se shumë njerëz që vuajnë nga rënia e flokëve dhe problemet e kokës, përveç stresit të shkaktuar nga COVID-19, zakonisht kanë probleme me psoriazën ose zbokthin, në këtë rast trajtimet e kondicionimit të thellë që forcojnë flokët, i ushqejnë ato dhe rivendosni lagështinë e nevojshme në flokë, e cila parandalon dëmtimin dhe plasaritje e majave. Trajtoni flokët tuaj me vajra natyralë që veprojnë si antioksidantë si vaji i arganit, ullirit, farës së lirit dhe avokados.