Stresi gjatë shtatzanisë rrit rrezikun e çrregullimeve psikologjike tek fëmija

Deri më tani nuk dihet nëse mikrobiota vaginale ndikon mbi këtë rrezik.

Në hulumtimin e botuar në revistën “Nature Neuroscience” është zbuluar se stresi i nënës gjatë shtatzënisë dhe ekspozimi ndaj mikrobeve vaginale gjatë lindjes mund të kontribuojë në rritjen e rrezikut të çrregullimeve psikologjike tek fëmijët më vonë gjatë jetës.

Për këtë hulumtim, shkencëtarët kanë transplantuar mikrobiotën vaginale të nënave-minj tek pasardhësit e tyre. Transplantimi është bërë nga nënat që ishin nën stres ose pa stres tek pasardhësit meshkuj të lindur me seksion cezarian, gjithashtu nën stres ose pa stres.

Rezultatet zbuluan se pasardhësit që ishin të ekspozuar ndaj stresit në mitër, ndërsa më vonë edhe në mikrobiotë, të cilat ndër të tjera përfshinin edhe bakteret Escherichia coli, S. acidominimus dhe Peptococcaceae të nënave nën stres, humbën peshë, ndërsa kur ata rriteshin kishin nivel të rritur të hormonit të stresit.


Me të dhënat e fituara, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se pasardhësit janë të ndikuar në mënyrë të tërthortë nga mikrobiota vaginale e nënës, me të cilën ata vijnë në kontakt gjatë lindjes. Konsiderojnë se tek njerëzit, stresi i nënës gjatë shtatzënisë mund të nënkuptojë rrezik të madh të çrregullimeve psikologjike të fëmijës më vonë gjatë jetës. Deri më tani nuk dihet nëse mikrobiota vaginale ndikon mbi këtë rrezik.