Stresi, hormonet apo alkooli?! Ja përse ju rritet stomaku

Kur të zbuloni se përse ndodh akumulimi i yndyrës në zonën e stomakut, mund të filloni që t'a largoni në mënyrë aktive.

Për të arritur vijë të mrekullueshme trupore së pari duhet të zbuloni se çfarë stomaku keni. Ndryshimet e vogla në ritmin e jetesës, ndryshimi i shprehive të të ushqyerjes ose mënyra e punës ndikojnë gjithmonë në trupin e njeriut, duke krijuar depozita yndyrore në pjesë të caktuara. Kur të zbuloni se përse ndodh akumulimi i yndyrës në zonën e stomakut, mund të filloni që t’a hiqni qafe atë.

Stomaku nga stresi

Stomaku i tillë siç nënkuptohet edhe nga vet emri, shfaqet vetëm si pasojë e stresit. Shumica e yndyrave gjenden nën gjoks dhe rreth kërthizës, ndërsa stomakun kur e prekni është mjaft i fortë. Nëse keni stomak të tillë ju duhet të largoni stresin, të kufizoni konsumin e kafesë dhe të hani ushqime që përmbajnë magnez.

Stomaku nga hormonet

Nëse anët e stomaku duken si jastëk, është i butë gjatë prekjes, ndërsa yndyra është e vendosur në pjesën e poshtme, atëherë kjo do të thotë se keni stomak hormonal. Për të hequr qafe këtë lloj stomaku, duhet të kufizoni konsumin e ushqimeve me yndyrë dhe të hani më shumë avokado, peshk, fruta të thata dhe vezë.

Stomak si pasojë e gazrave

Kjo formë vjen si pasojë e ushqyerjes së dobët, intolerancës ndaj disa ushqimeve ose disa lloje të alergjive ushqimore. Në këto raste, stomaku në mëngjes është i sheshtë, ndërsa gjatë pasdites fryhet si pasojë e gazrave të tepërta në zorrë. Mënyra më e mirë për të hequr qafe këtë lloj stomaku është që të filloni të stërviteni rregullisht. Rëndësi u jepet kardio ushtrimeve, me të cilat do t’i siguroni trupit gjumë cilësor, ndërsa është mirë që të kontrolloni nëse jeni intolerantë ndaj ndonjë ushqimi.

Stomak si pasojë e alkoolit

Ky lloj stomaku shfaqet tek njerëzit të cilët janë të prirur për konsum të rregullt të pijeve alkoolike. Nëse pini shumë birra ose sasi të mëdha të pijeve të tjera, mund të keni yndyrë në stomak, veçanërisht burrat. Detyra juaj është që të kufizoni konsumimin e alkoolit dhe të hani sa më shumë fruta dhe perime.

Stomaku pas shtatzënisë

Nëse keni stomak të tillë, ndoshta keni lindur fëmijë kohëve të fundit. Pas lindjes, nuk është e lehtë që të ktheheni vija trupore, sepse keni shumë përgjegjësi për fëmijën, ndërsa për vete nuk keni kohë. Ajo çfarë duhet të bëni është, të paktën në menunë e përditshme të shtoni peshkun, arrat, ullinj, vajra të shëndetshëm dhe ushqime të tjera që përmbajnë yndyrë të mirë.