Rezultatet e studimit të ri tregojnë se, njerëzit të cilët kanë punë stresuese janë në rrezik më të madh ndaj zhvillimit të çrregullimeve të zakonshme mentale.
Konsiderohet se rreth 14% e rasteve të reja të depresionit, çrregullimeve të ankthit dhe sëmundjeve të tjera mentale mund të parandalohen duke larguar stresin në vendin e punës.
Megjithatë, edhe disa studime tjera të mëparshme e kanë lidhur stresin në vendin e punës me problemet e shëndetit fizik dhe mental.
Ky hulumtim ka treguar se puna me përgjegjësi, kontrolli i ulët dhe stresi i madh në vendin e punës, paraqesin shanja të rëndësishme të pavarura për shfaqjen e sëmundjeve mentale në periudhat e ardhshme.
Gjithashtu është treguar se stresi në vendin e punës ka pasoja afatgjate personale, organizative dhe shoqërore, shkruan “Lancet Psychiatry”.