Shumica e pacientëve me COVID-19 të pranuar në spitalet e SH.B.A.-së në muajt e parë të pandemisë, morrën antibiotikë edhe para se të konfirmoheshin se kishin infeksion bakterial, tregoi studimi i ri i botuar së fundmi.
Studimi i kryer nga Pew Charitable Trusts tregon se antibiotikët ishin përshkruar tepër nga shkurti deri në korrik të 2020, ndërsa mjekët u përpoqën të trajtonin pacientët në një kohë kur nuk kishte shumë mundësi për të trajtuar sëmundjen e koronavirusit – COVID-19.
Antibiotikët nuk veprojnë kundër viruseve, përshkruhen për të trajtuar infeksione dytësore bakteriale.
“Ajo për të cilën ne shqetësohemi përfundimisht është se këto të dhëna mund të nënkuptojnë luftë afatgjate kundër zhvillimit të rezistencës ndaj antibiotikëve”, thekson David Hoon, drejtori i Projektit të rezistencës ndaj antibiotikëve.
Studimi përfshiu 5 838 pacientë të shtruar në spital dhe tregoi rrezikun e përshkrimit të panevojshëm të antibiotikëve që mund të përshpejtonin shfaqjen e mikrobeve rezistente ndaj ilaçeve.
Rezistenca ndaj ilaçeve, ndër të tjera, drejtohet nga mbidozimi dhe diagnostikimi i gabuar i antibiotikëve dhe preparateve tjera antimikrobike. Ndryshimi i baktereve për të shmangur efektet vdekjeprurëse të antibiotikëve dhe për të gjetur mënyra për të mbijetuar efektin e ilaçeve.
Sipas studimit, të paktën një antibiotik u është përshkruar tek 52 përqind e pacientëve të shtruar në spital për shkak të COVID-19. Pneumonia bakteriale u diagnostikua në 20 përqind të pacientëve me koronavirus dhe në nëntë përqind të infeksioneve të traktit urinar, kur përshkrimi i antibiotikëve ishte i arsyetuar.
Në 96 përqind të rasteve, pacientët filluan të marrin antibiotikë brenda 48 orëve të para të pranimit në spital.
Të dhënat tregojnë se shumica e pacientëve që morën antibiotikë menjëherë pas mbërritjes në spital nuk morën doza shtesë më vonë, gjë që tregon përpjekje për të kufizuar mbidozimin e antibiotikëve.