STUDIM I RI: COVID-19 mund të infektojë indet e penisit dhe të çojë në mosfunksionim erektil

Prof. Ranjit Ramasami, autor i studimit të botuar në revistën shkencore World Journal of Men’s Health, hulumtoi ndryshimet në indet e penisit midis burrave që kishin COVID-19 dhe atyre që nuk e kishin kaluar sëmundjen e koronavirusit.

Virusi SARS-CoV-2 mund të depërtojë në indet e penisit të një person i infektuar dhe potencialisht të shkaktojë mosfunksionim të përhershëm të ereksionit, sipas një studimi paraprak të kryer nga Programi i urologjisë riprodhuese në Fakultetin e Mjeksisë në kuadër të Universitetit të Miamit.

Prof. Ranjit Ramasami, autor i studimit të botuar në revistën shkencore World Journal of Men’s Health, hulumtoi ndryshimet në indet e penisit midis burrave që kishin COVID-19 dhe atyre që nuk e kishin kaluar sëmundjen e koronavirusit.

Dihet prej kohësh që koronavirusi i ri mund të dëmtojë enët e gjakut, gjë që mund të çojë në dëmtimin e indeve që ato enë furnizojnë, përfshirë indin brenda organit gjenital të mashkullit.

“Në pilot-studimin tonë, ne zbuluam se burrat të cilët nuk ishin ankuar më parë për mosfunksionim erektil zhvilluan raste serioze të mosfunksionimit erektil pas fillimit të infeksionit me COVID-19”, tha Prof. Ramasami.

“Mosfunksionimi kryesor endotelial, që vjen si pasojë e hyrjes së COVID-19 në qelizat endoteliale mund të ndikojë në një numër organesh, përfshirë edhe penisin”.

Mbetjet e virusit janë gjetur në indin e penisit, siç tregohet me shigjetat blu

Duke qenë se në këtë pilot-studim janë regjistruar vetëm katër raste, meshkuj që kanë aplikuar për implantim të protezës në penis për shkak të mosfunksionimit erektil, Prof. Ramasami tregon se kërkohen hulumtime të mëtejshme.

Por, ai paralajmëron të gjithë meshkujt që kanë zhvilluar probleme me mosfunksionimin erektil pas infeksionit që të vizitohen tek mjeku specialist.