Koronavirusi jo vetëm që shkakton temperaturë, kollë dhe probleme me frymëmarrjen, por edhe probleme neurologjike si dhimbje koke dhe marramendje, tregon studimi i ri.
Studimi u krye nga shkencëtarët kinezë te pacientët në Wuhan, burimi i pandemisë, ndërsa rezultatet i publikoi revistën JAMA Neurology. Ata raportuan se një e treta e 214 pacientëve që u ekzaminuan treguan shenja të ndikimit të virusit në sistemin nervor.
Edhe më herët ka pasur raste në të cilat pacientët me COVID-19 kanë humbur ndjenjën e nuhatjes dhe shijes.
“Këto simptoma tregojnë se sëmundja ka prekur trurin në një farë mënyre”, theksoi ai. Por ka pasur pak studime mbi efektet e koronavirusit në trurin e pacientëve. Ne akoma jemi në errësirë”, tha specialisti i sëmundjeve infektive Bernd Salzberger nga Spitali Universitar në Regensburg, Gjermani.
Sipas raporteve ditore të Institutit të Shëndetit Publik të RMV, pacientët në vend që janë pozitivë ndaj COVID-19, përveç rritjes së temperaturës trupore dhe kollës, që i raportojnë këto simptoma në mbi 60% të rasteve, në 10-15% të të gjithë të infektuarve të regjistruar me koronavirusin e ri janë të dukshme edhe prania e dhimbjes së kokës si simptomë, ndërsa më rrallë lodhja dhe marramendja.
Neurologu Ling Mao nga Fakulteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Huazhoong shkruajti se 78 pacientë (36.4%) kishin vështirësi neurologjike. Zakonisht bëhej fjalë për marramendje dhe dhimbje koke. Në të njëjtën kohë, 12 prej tyre humbën ndjenjën e shijes dhe 11 humbën ndjenjën e nuhatjes. Gjashtë pacientë gjithashtu mbijetuan nga sulmi në tru.
Por, shkencëtarët kinezë nuk janë të sigurt nëse këto simptoma janë rezultat i vetë sëmundjes ose pjesë e përgjigjes së organizmit ndaj proceseve inflamatore.