Një studim i kryer në Itali me mbi 4 500 të anketuar tregoi se mesatarisht, duhet një muaj që koronavirusi i ri SARS-CoV-2 të eliminohet plotësisht nga trupi, pas testit të parë pozitiv.
Secili pjesëmarrës në hulumtim u testua mesatarisht tre herë: 15 ditë pas testit të parë pozitiv; 14 ditë pas të dytit; dhe nëntë ditë pas testit të tretë.
Koha mesatare për të hequr koronavirusin e ri ishte 30 ditë pas testit të parë pozitiv dhe 36 ditë pas shfaqjes së simptomave. Me rritjen e moshës dhe peshës, u desh pak më shumë që SARS-CoV-2 të eliminohej plotësisht nga organizmi.
Testi RT-PCR gjithashtu tregoi rezultat për 20% të rremë-negativ. Kjo do të thotë që çdo i pesti rezultat që është negativ për COVID-19 është i gabuar dhe se pacientët akoma mund të infektojnë njerëz të tjerë.
Rezultatet e këtij studimi konsiderohet se, theksojnë qartë rëndësinë e mbledhjes së provave për kohëzgjatjen e infektivitetit të SARS-CoV-2, në mënyrë që të shmanget izolimi i panevojshëm pa rritur rrezikun e përhapjes së virusit nga pacientët e rikuperuar klinikisht.
Sipas shkencëtarëve, rekomandohet që pacienti të testohet edhe një muaj pas testit të parë.