STUDIM: Ky grup gjaku është më rezistent ndaj COVID-19

Disa nga studimet më të fundit të koronavirusit dhe përpjekjet për të gjetur ilaçe dhe vaksina kundër COVID-19 janë tani të njohura për publikun e gjerë.

Studimi i madh i kryer në Kanada ofron prova se njerëzit me grupën e gjakut O ose Rh negativ, janë në rrezik më të ulët të zhvillimit të koronavirusit të ri.

Nga 225,556 kanadezë të testuar për virusin, ata me grup gjaku O kishin rrezik për 13% më të ulët të zhvillimit të rëndë COVID-19, sesa ata me grupe të tjera gjakut, theksohet në hulumtim.

Njerëzit me çfarëdo grup gjaku që janë Rh negativë gjithashtu kishin mbrojtje shtesë, veçanërisht nëse ishin me grup gjaku O dhe faktor negativ.

Njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës D janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar formë serioze të COVID-19, por nga ana tjetër nivelet e larta të vitaminës D nuk e zgjidhin problemin, por veprojnë në mënyrë parandaluese dhe mbrojnë nga infeksioni.

Të dhënat e reja tregojnë se pacientët që janë shëruar nga COVID-19 përfitojnë nga kujdesi shëndetësor në shtëpi pas daljes nga spitali.

Studiuesit nga Universiteti i Pensilvanisë vëzhguan 1,409 pacientë që merrnin kujdes shtëpiak, më shumë se gjysma e të cilëve ishin nën 65 vjeç.

Kur u lëshuan nga spitali, 80 përqind e tyre kishin akoma vështirësi në frymëmarrje dhe një përqindje e madhe raportuan ankth ose konfuzion dhe ishin në një pozitë ku kishin nevojë për ndihmë në ecje, veshje dhe larje. Pas një muaji të kujdesit në shtëpi, 94 përqind e pacientëve të rikuperuar nuk kishin nevojë për kujdes shtesë.