I ashtuquajturi kolesterol i mirë, në trup mund të jetë më i mirë nga sa mendojmë. Një studim i ri i shkencëtarëve amerikanë nga Uashingtoni në Shkollën e Mjekësisë Universitare sugjeron që një lloj i veçantë HDL – lipoproteina me densitet të lartë, ka rol në mbrojtjen e mëlçisë nga dëmtimet. HDL është treguar se mbron mëlçinë duke bllokuar sinjalet inflamatore të prodhuara nga bakteret e zakonshme të zorrëve.
HDL-lipoproteina me densitet të lartë, janë molekula që qarkullojnë në gjak dhe largojnë kolesterolin e tepërt nga gjaku dhe indet, duke e kthyer atë në mëlçi, ku mund të ri-inkorporohet në LDL, lipoproteinë me densitet të ulët. Kjo zvogëlon grumbullimin e kolesterolit në muret e enëve të gjakut, si dhe rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, kjo është arsyeja pse kolesteroli HDL quhet kolesterol i mirë.
Në këtë studim, shkencëtarët identifikuan një lloj të veçantë HDL të quajtur HDL3, i cili kur prodhohet në zorrë, bllokon sinjalet e baktereve të zorrëve që shkaktojnë inflamacion të mëlçisë. Nëse nuk bllokohen, këto sinjale bakteriale udhëtojnë nga zorrët në mëlçi, ku aktivizojnë qelizat imune që shkaktojnë gjendje inflamatore, duke çuar në dëmtime të mëlçisë.
Duhet të theksohet se elementët e mikrobiomës së zorrëve mund të ngriten dhe të nxisin sëmundje të mëlçisë, duke përfshirë mëlçinë yndyrore dhe fibrozën e mëlçisë.
HDL3 mendohet të shërbejë si objektiv në terapitë e ardhshme për sëmundjet e mëlçisë.