“Disa raporte sugjerojnë që pirja e duhanit ka efekt mbrojtës kur bëhet fjalë për COVID-19. Por ato studime mund të ndikohen lehtësisht nga njëanshmëria metodologjike”, tha Mario Falci, autori kryesor i një studimi të kryer nga shkencëtarët e King’s College të Londrës që përfshiu 2.5 milion njerëz.
“Rezultatet tona tregojnë qartë se pirësit e duhanit janë në rrezik më të madh të infeksionit me koronavirus dhe vuajnë nga më shumë simptoma sesa jo-duhanpirësit,” thekson ai.
Shkencëtarët britanikë përdorën të dhëna nga një aplikacion i zhvilluar për të monitoruar simptomat e COVID-19 dhe përhapjen e infeksionit. Përdoruesit duhet të siguronin informacion në lidhje me moshën, gjatësinë, peshën, gjininë dhe pirjen e duhanit. Ata më pas iu përgjigjën një sërë pyetjesh në lidhje me simptomat dhe terapinë e tyre.
Krahasuar me jo-duhanpirësit, duhanpirësit aktivë kanë 14 përqind më shumë gjasa të zhvillojnë tre simptomat më të zakonshme të COVID-19: ethe, gulçim dhe kollë.
Edhe më shumë, ekziston mundësia prej 29 përqind që në rastin e tyre të zhvillojnë pesë ose më shumë simptoma, madje 50 përqind që të kenë më shumë se 10 simptoma të COVID-19.
Simptomat më të zakonshme të raportuara, përveç tre të përmendurave, ishin humbja e ndjenjës së nuhatjes, humbja e oreksit, lodhja, diarreja dhe dhimbjet e muskujve, sa më shumë simptoma, aq më shumë ka të ngjarë të zhvillohet pamja klinike më e rëndë, kanë raportuar shkencëtarët në revistën Thorax.
Duhanpirësit të cilët rezultuan pozitivë kishin 50 për qind më shumë të ngjarë të përfundonin në spital sesa jo-duhanpirësit.
Nuk ka dyshim, thonë shkencëtarët, se pirja e duhanit shkakton simptoma më të rënda dhe rrit shanset e shtrimit në spital, por shoqërohet gjithashtu me një numër më të ulët të testeve pozitive PCR.
Studimi nuk vë në dyshim ato studime që kanë sugjeruar efekt të mundshëm mbrojtës të nikotinës, por kjo vlen vetëm për COVID-19 asimptomatike.
Dr. Falch pretendon se analiza, pavarësisht nga të dhënat e përmendura, tregon se pirja e duhanit rrit rrezikun e shtrimit në spital dhe thekson se ndërprerja e pirjes së duhanit është një nga gjërat që mund të bëhet për të parandaluar pasojat e COVID-19.