STUDIMI: Çdo i pesti kancer i tiroides lidhet me mbipeshën trupore

Edhe pse ende nuk është e shpjeguar mirë se çfarë e shkakton ndryshimin gjinor në rrezikun e kancerit të tiroides që lidhet me mbipeshën, të qenit mbipeshë ose obez mendohet se shpjegon dy nga pesë kanceret e tiroides tek meshkujt dhe një në dhjetë kancere të tiroides tek femrat.

Agjencia ndërkombëtare për hulumtimin e kancerit, autoritet kryesor në këtë fushë, ka arritur në përfundimin se shtimi në peshë është faktor rreziku, shkaktar për kancerin e tiroides. Dr. Marit Laxonsen zbuloi se një në pesë kancere të tiroides në të ardhmen mund t’i atribuohet niveleve aktuale të mbipeshës dhe obezitetit.

MË I ZAKONSHËM TEK GRATË

Kanceri i tiroides është një nga kanceret e paktë që është 2-3 herë më i zakonshëm tek femrat sesa tek meshkujt, por studimi zbuloi se rreziku i kancerit të tiroides që i atribuohet mbipeshës ose obezitetit është më i lartë tek meshkujt sesa tek femrat. Edhe pse ende nuk është shpjeguar mirë se çfarë e shkakton ndryshimin gjinor në rrezikun e kancerit të tiroides që lidhet me mbipeshën, të qenit mbipeshë ose obez mendohet se shpjegon dy nga pesë kanceret e tiroides tek meshkujt dhe një në dhjetë kancere të tiroides tek femrat.

CILAT JANË SIMPTOMAT

Në fazat e hershme, pothuajse nuk ka simptoma, ndërsa me zhvillimin e kancerit, ato mund të shfaqen:

  • nyje në qafë – disa janë të dukshme, ndërsa disa mund të ndjehen nëpërmjet prekjes. Disa njerëz mund të vërejnë siklet gjatë gëlltitjes (zakonisht në pjesën e përparme të qafës)
  • nyjet limfatike të zmadhuara në qafë – zakonisht në zonën poshtë nofullës.
  • dhimbje qafe që nganjëherë shtrihet deri në vesh – nëse zgjat më shumë se disa javë, veçanërisht në kombinim me disa simptoma të tjera, drejtohuni tek mjeku.
  • ngjirja e zërit ose ndryshime të tjera në zë
  • vështirësi në frymëmarrje dhe/ose gëlltitje
  • kolla e vazhdueshme – nuk shkaktohet nga ftohja ose sëmundje tjetër.