Të moshuarit nga Izraeli që morën një dozë të dytë shtesë ose përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, u zbulua se kishin një shkallë vdekshmërie 78% më të ulët se ata të vaksinuar me vetëm një dozë përforcuese, sipas një studimi të ri izraelit të botuar këtë vit.
Studimi, i cili zgjati 40 ditë, përfshiu më shumë se gjysmë milioni njerëz të moshës 60 deri në 100 vjeç. Rreth 58% e të anketuarve morën një dozë të dytë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, që do të thotë dy doza shtesë, pas dy dozave të para bazë. Subjektet e tjera morën vetëm një dozë përforcuese.
Shkencëtarët në grupin e parë regjistruan 92 vdekje, ndërsa në të dytin 232 vdekje.
“Përfundimi ynë është se doza e dytë përforcuese shpëton jetë”, tha Ronen Arbel, shkencëtar që punoi në studim.