Koronavirusi është aktiv për nëntë orë në lëkurën e njerëzve, pesë herë më shumë se virusi i gripit, kanë zbuluar shkencëtarët japonezë, ndërsa zbulimi i tyre përsëri sugjeron që nevoja e larjes së shpeshtë të duarve për të luftuar pandeminë COVID-19 të jetë sa më efektive.
Për krahasim, patogjeni që shkakton lëkurën mbijeton për rreth 1.8 orë, sipas rezultateve të botuara në numrin e shtatorit të revistës Clinical Infectious Diseases.
“Mbijetesa nëntë orëshe e SARS-CoV-2 në lëkurën e njeriut, një lloj virusi që shkakton COVID-19, mund të rrisë rrezikun e transmetimit të tij nga kontakti krahasuar me virusin e gripit A, duke ndikuar kështu në përhapjen e pandemisë”, paralajmërojnë shkencëtarët japonezë.
Në studimin e tyre, ata testuan mostrat e lëkurës të marra gjatë autopsisë një ditë pasi pacienti ndëroj jetë. Si koronavirusi ashtu edhe virusi i gripit inaktivizohen brenda 15 sekondave duke aplikuar etanol, i cili gjendet në mjetet për dezinfektimin e duarve.