Në studimin e ndikimit të masave të izolimit në 11 vende, shkencëtarët nga Imperial College London theksojnë që masat drastike, të prezantuara kryesisht në mars, kishin efekt të rëndësishëm dhe kontribuan në uljen e shkallës së riprodhimit të sëmundjeve nën një, deri në fillim të majit.
Shkalla e riprodhimit tregon se sa njerëz mesatarisht infekton një person i infektuar. Një normë më e madhe se 1 mund të çojë në përhapjen eksponenciale të infeksionit.
Studiuesit në Kolegjin Imperial vlerësuan se deri në fillim të majit, midis 12 dhe 15 milion njerëzve në 11 vende (Austri, Belgjikë, Mbretëria e Bashkuar, Danimarkë, Gjeorgji, Gjermani, Itali, Norvegji, Spanjë, Suedi dhe Zvicër) ishin infektuar nga virusi.
Duke krahasuar numrin e viktimave me numrin e viktimave të parashikuara nga modeli i tyre, nëse nuk do të vendoseshin masat, ata zbuluan se ishin parandaluar rreth 3.1 milion vdekje. Të dhënat e hulumtimit janë botuar në revistën Nature.
Një studim tjetër i shkencëtarëve të Shteteve të Bashkuara, i botuar gjithashtu në të njëjtën revistë, vlerësoi se masat e izolimit në Kinë, Korenë e Jugut, Itali, Francë dhe Shtetet e Bashkuara parandaluan ose vonuan rreth 530 milion raste të infeksionit.