Një studim i Agjencisë Koreane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (KDCA) i kryer në dhjetor të vitit të kaluar në 67,200 raste të konfirmuara të infeksionit, tregoi se ashpërsia e sëmundjes dhe shkalla e vdekshmërisë nga omicron ishte përkatësisht 0.38% dhe 0.18%, përkatësisht me 1.4%. dhe 0.7% për rastet e infeksionit delta.
KDCA i klasifikoi rastet e rënda si personat e shtruar në repartin e kujdesit intensiv.
Rreth 65 për qind e 1073 njerëzve që vdiqën në pesë javët e fundit ishin të pavaksinuar ose morën vetëm një dozë të vaksinës, zbuloi studimi, ndërsa 94 për qind e vdekjeve ndodhën te njerëzit e moshës 60 vjeç e lart.
Më shumë se 86 për qind e 52 milionë njerëzve të Koresë së Jugut janë vaksinuar me dy doza të vaksinës dhe gati 60 për qind kanë marrë dozën shtesë ose përforcuese.
Koreja e Jugut ka një shkallë relativisht të ulët të rasteve të rënda të COVID-19 dhe vdekjeve për shkak të masave të përhapura të distancës fizike dhe masave shumë të rrepta për të testuar dhe monitoruar përhapjen e infeksionit.
Varianti omicron ka rezultuar në rritje të numrit të rasteve të infeksioneve. Javën e kaluar, numri ditor i rasteve të reja të infektuar e ka kaluar rekordin 100 mijë, por autoritetet vendosën të reduktojnë gradualisht masat e distancimit fizik për shkak të shkallës më të ulët të vdekshmërisë, ndërsa një nga arsyet janë zgjedhjet presidenciale që do të mbahen muajin e ardhshëm.
Është hequr kërkesa për kontakte dhe izolim i detyrueshëm për personat e vaksinuar dhe është futur vetëdiagnostikimi dhe trajtimi në shtëpi për të lehtësuar punën e personelit mjekësor.
Në raportin e KDCA thuhet se në javën e tretë të janarit varianti omikron u bë varianti dominues në vend dhe se në javën e parë të shkurtit varianti omikron mbizotëronte në 90% të popullsisë.