STUDIMI ZBULON DY SIMPTOMA TË REJA TË SËMUNDJES SË PARKINSONIT: Mund të shfaqen deri në 10 vjet para diagnozës

Sëmundja e Parkinsonit është gjendje degjeneruese progresive e karakterizuar nga dridhje dhe ngadalësim i lëvizjes, ndërsa në formën e saj më serioze shoqërohet me rënie të thellë fizike dhe mendore.

Sëmundja e Parkinsonit është sëmundja e dytë neurodegjenerative më e zakonshme, që shfaqet në 0.4 për qind të popullsisë së përgjithshme, me një moshë mesatare rreth 60 vjeç.

Një studim i madh i kryer në Britaninë e Madhe e analizoi këtë çrregullim në popullata të ndryshme, sipas hyrjes në një studim të botuar në JAMA Neurology.

Studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore të mbi një milion njerëzve që jetonin në Londrën Lindore midis 1990 dhe 2018, për të identifikuar faktorët e rrezikut dhe simptomat përpara diagnozës.

FAKTORËT E RREZIKUT

Studiuesit kanë zbuluar se simptomat e njohura të lidhura me sëmundjen e Parkinsonit, duke përfshirë dridhjen dhe problemet e kujtesës, mund të shfaqen deri në dhjetë deri në pesë vjet përpara diagnozës. Ata zbuluan gjithashtu dy tipare të reja të sëmundjes – epilepsinë dhe humbjen e dëgjimit.

Edhe pse shenjat e hershme të sëmundjes së Parkinsonit janë përshkruar më parë, ato studime përgjithësisht janë fokusuar në një grup më të vogël pacientësh. Ky studim ofron prova shtesë për faktorët e rrezikut dhe shenjat e hershme të sëmundjes së Parkinsonit, duke përdorur për herë të parë të dhëna nga një popullatë kaq e larmishme.

Studiuesit zbuluan se as përkatësia etnike dhe as statusi socio-ekonomik nuk ishin të lidhura me një rrezik të lartë ose të ulët të zhvillimit të sëmundjes.

“Rezultatet tona zbuluan faktorë rreziku të rinj dhe simptoma të hershme: epilepsi dhe humbje dëgjimi. Ndërsa kërkimet e mëparshme kanë sugjeruar një lidhje, si epilepsia, e cila është më e zakonshme tek pacientët me sëmundjen e Parkinsonit sesa në popullatën e përgjithshme, tani nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht këtë lidhje. Ndërkohë, është e rëndësishme që mjekët e kujdesit parësor të jenë të vetëdijshëm për këtë lidhje dhe të kuptojnë se sa herët mund të shfaqen simptomat e sëmundjes, në mënyrë që pacientët të diagnostikohen herët dhe të fillojnë trajtimin e sëmundjes”, theksojnë shknecëtarët.