Toksinat janë një nga fajtorët kryesorë për shumë sëmundje, ndërsa në trup vijnë për shkak të ajrit të ndotur, pirjes së duhanit, pesticideve dhe ushqimeve jo të shëndetshme. Por, ekzistojnë artikuj ushqimorë që e ndihmojnë trupin që t’i hedh toksinat e grumbulluara.
- Lakër jeshile – pastroni lakrën dhe prejeni në copa të mëdha;
- Brokoli e pastron të gjithë organizmin – brokoli përmban gluconasturtian
dhe glukobrasicin. Këto përbërës, të cilët janë të pranishëm në mënyrë natyrale në brokoli, ndihmojnë në eliminimin e toksinave nga organizmi.
- Çaji jeshil në nivel ditor i nxjerr toksinat jashtë – një filxhan çaji jeshil i largon toksinat nga trupi, por gjithashtu zvogëlon edhe ndikimin e alergeneve të ajrit, qimeve të kafshëve dhe kimikateve të caktuara toksike.
- Farat chia janë të pasura me vitamina – ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe në ruajtjen e sistemit të shëndetshëm kardiovaskular. Mund të lehtësojnë pagjumësinë dhe të përmirësojë kujtesën, por gjithashtu efekt të dobishëm kanë edhe në pamjen e flokëve.
- Qumështi i përmban të gjitha aminoacidet esenciale – një i rritur mund të pijë më së shumti dy gota qumësht në ditë, duke siguruar kështu të gjithë nutrientët esencial të nevojshëm dhe aminoacidet.