Barnat për uljen e kolesterolit mund të rrisin shanset për të mbijetuar infeksion me COVID-19 dhe të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të formës së rëndë të sëmundjes, tregon hulumtimi i ri.
Analiza e më shumë se 10,000 njerëzve të pranuar në 140 spitale në Shtetet e Bashkuara zbuloi se statinat, ilaçet për uljen e kolesterolit dhe ilaçet e presionit të gjakut ulin vdekshmërinë e koronavirusit me 40 përqind midis atyre të marrë para shtrimit në spital.
Rreziku i zvogëluar i vdekjes ishte më i lartë tek ata që marrin statina vetëm (46%), sesa tek pacientët që marrin vetëm ilaçe të presionit të lartë të gjakut (27%).
Një lidhje e ngjashme e rezultateve është në çështjen e jo-predispozicionit të sëmundjes; ata që mjekoheshin me statina kishin një rrezik 25 për qind më të ulët për të shfaqur forma të rënda, ndërsa ata që morën ilaçe antihipertensive kishin një rrezik prej 11 për qind.
Përfitimet mbetën edhe pasi shkencëtarët morën parasysh përdorimin e barnave të tjera, gjendjet shëndetësore dhe të dhëna të tjera të pacientëve, përfshirë sigurimin e tyre shëndetësor.
Efekti pozitiv i ilaçeve është se ato mund të lehtësojnë inflamacionin në trup që shpesh shkakton rezultate të rënda te ata që janë infektuar me koronavirus, pretendojnë studiuesit.
“Në fillim të pandemisë, neve na intersonte fakti nëse ilaçet për të trajtuar sëmundjet kardiovaskulare do të ndikonin negativisht në infeksionin SRAS-CoV-2”, tha autori i studimit Lori Daniels.
“Ne kemi zbuluar se jo vetëm që statinat dhe ilaçet e hipertensionit janë të sigurta, por ato mund të mbrojnë pacientët me koronavirus, veçanërisht ata me hipertension dhe sëmundje kardiovaskulare”, tha Dr. Daniels, profesor në Universitetin e Kalifornisë.