Super pije për pastrimin e mushkërive

Vera është periudha e vitit kur paraqitet gripi, kryesisht për shkak të ndryshimit të madh të temperaturës nga hapësirat e brendshme të cilat janë të kondicionuar dhe temperaturat në ambientet e jashtme të cilat janë shumë më të larta.

Sekreti i fytit dhe i mushkërive të bardha, si dhe mukoza e sinuseve, janë probleme me të cilat shumica prej nesh ballafaqohen. Me këtë recetë që përgatit shpejt dhe lehtë, do të luftoni kundër sekretit të mushkërive dhe fytit, edhe atë në mënyrë natyrale.

 

Produktet e nevojshme:

  • 2 deri 3 lugë çaji kanellë pluhur
  • Vaj kokosi
  • Mjaltë
  • Uthull molle
  • Gjysmë litër ujë

 

Kanellën vendoseni në enën me ujë dhe të lëreni të vloj. Lëreni që të ftohet për rreth 15 minuta. Kullojeni çajin e kanellës, shtoni një lugë mjaltë, një lugë vaj kokosi dhe një lugë uthull molle. Përzijeni mirë dhefilloni që ta pini. Menjëherë do të ndiheni më të lehtësuar.