Susami i forcon nervat dhe e normalizon gjumin

Është vërtetuar se për shkak të pranisë së magnezit, susami i zvogëlon kokëdhimbjet e forta të migrenës dhe normalizon gjumin.

Për shkak të përqendrimit të lartë të fitosterolit, i cili në strukturën kimike është i ngjashëm me kolesterolin, susami përfaqëson rregullator të fuqishëm të yndyrave në gjak. Përveç kësaj, fitosterolët mund të zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit dhe të përmirësojnë imunitetin.

Vaj i susamit është ideal për parandalimin e formimit të trombeve, ndërsa për shkak të lecitinit i cili ndikon pozitivisht në sistemin nervor, rekomandohet gjatë lodhjes dhe depresionit. Është vërtetuar se për shkak të pranisë së magnezit, susami i zvogëlon kokëdhimbjet e forta të migrenës dhe normalizon gjumin.

Megjithëse është i rëndë për stomakun, susami duhet të konsumohet, por herë pas here, edhe atë personat që kanë stomak të ndjeshëm, pasiqë është një pastrues mjaftë i mirë i organeve të tretjes. Ju mund ta skuqni atë në nxehtësi të ulët.

Përveç kësaj, është mjaftë efektiv gjatë kapsllëkut dhe i largon të gjitha parazitët e zorrëve. Për trajtimin e hemorroideve, nuk ka ilaç më të mirë se pasta të cilën mund ta bëni vetë: përzini një lugë susam të bluar, me dy lugë uji dhe një lugë çaji gjalpë.