Susami nuk përdoret vetëm si ushqim, por ndihmon edhe gjatë dhimbjeve të gjurit!

Hulumtimi ka treguar se të anketuarit që konsumuan susam, raportuan më pak dhimbje dhe se nuk kishte efekte anësore.

Farat e susamit janë të pasura me minerale të tilla si kalciumi dhe magnezi, të cilat i mbajnë eshtrat tona të shëndetshme. Gjegjësisht, marrja e mjaftueshme e magnezit zvogëlon rrezikun e osteoporozës tek gratë në postmenopauzë. Por është mirë të dihet se edhe përbërësit aktivë të susamit janë gjithashtu të dobishëm në simptomat e osteoartritit.

Është vërejtur se të anketuarit që konsumouan susam raportuan më pak dhimbje, por në të njëjtën kohë nuk kishte as efekte anësore.

 

Në një studim, pacientët me osteoartrit të gjurit u ndanë në dy grupe – grupi i parë i pjesëmarrësve çdo ditë mori 40 gram fara susami të bluara, ndërsa grupi tjetër morri glukozaminë dhe paracetamol dy herë në ditë, e cila është terapi standarde për këtë sëmundje. Është vërejtur se të anketuarit që morën susam raportuan më pak dhimbje, por veç asaj nuk kishte as edhe efekte anësore, të cilat nga ana tjetër, mund të shoqëroheshin me përdorimin e ilaçeve.