Sy të shëndetshëm edhe në diell

Çdo ditë ndeshemi me rrezet e forta të diellit, të cilat në mënyrë të barabartë sa ndikojnë në lëkurë, aq ndikojnë edhe në shëndetin e syve.

Përveç se është e nevojshme që rregullisht të merrni ushqimet të cilat janë ideale për shëndetin e syve, ato gjithashtu duhet të mbrohen nga rrezet e diellit të cilat janë të rrezikshme për to.

Organizata Botërore e Shëndetësisë zhvilloi një studim i cili zbuloi se tek 80% e njerëzve, UV rrezet kryesisht e dëmtojnë shikimin edhe para moshës 18 vjeçare. Ata gjithashtu shkaktojnë plakje të përshpejtuar dhe sëmundje të tjera të ngjashme, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që sytë të mbrohen që në fëmijëri. Fëmijët janë të ndjeshëm ndaj rrezet UV, sidomos grupi nën moshën 12 vjeçare i cili është i rrezikuar për shkak se disa pjesë të syve nuk janë të zhvilluara plotësisht.

Parandalimi më i mirë konsiderohet se është ekzaminimi i rregullt. Provoni të paktën që një herë në vit të vizitoni oftalmologun. Në këtë mënyrë, do të parandaloni problemet ose dëmtimet, si katarakta, degjenerimi makular, si dhe probleme të tjera shëndetësore si kolesteroli i lartë dhe diabeti.

Syzet e polarizuar ofrojnë mbrojtjen më të mirë, pasiqë bllokojnë rrezet UV dhe parandalojnë shfaqjen e dhimbjeve të mundshme, kokëdhimbjes dhe marramendjes.

Gjatë kohës që vozitni gjithmonë mbajini syzet e diellit, pasi studimi i fundit i OBSH-së tregoi se 89% e njerëzve janë të ndjeshëm ndaj dritës së fortë. Shkëlqimi i rrezeve të diellit është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.