Sytë kanë nevojë për vitamina

Në ditët e sotme, sytë janë më të ekspozuar ndaj përpjekjeve ekstreme çdo ditë nga rrezatimi i kompjuterëve, laptopëve, telefonat, ajri i thatë, temperatura ekstreme, leximi për një kohë të gjatë, nikotina...

E gjithë kjo, paraqet rrezik shumë të lartë për sytë, pasi që ekzistojnë faktorë që ndikojnë në uljen e shikimit. Syve nuk u kushtojmë shumë rëndësi, derisa nuk shfaqet ndonjë problem serioz, i cili, për fat të keq mund të jetë fatal. Nëse shkon tek mjeku i syve, me siguri do të ju caktoj dioptri, kështu që më së miri është që kujdeseni në kohë dhe mos lejoni që dioptria t’ju rritet vazhdimisht.

Faktori më i madh është gjenetika, gjë që nuk mund të ndryshohet, por ekzistojnë disa shprehi dhe këshilla të cilat nevojiten dhe mund t’i praktikoni, si ushqimi i shëndetshëm dhe marrja e mjaftueshme e vitaminave dhe mineraleve që janë të nevojshme për sytë.

Pyesni se cili është çelësi i vitaminave që ju nevojiten për shëndetin dhe mbrojtjen e syve. Hapi i parë është ushqimi i shëndetshëm, pemët dhe perimet, por jo të përpunuara. Ruani antioksidantët në ushqimin e juaj duke i ngrënë menjëherë pas larjes, prerjes dhe gatimit në temperaturë shumë të ulët, në mënyrë që të shmangni shkatërrimin e fitonutrientëve delikat.

Si vitamina kyçe për sytë llogariten: vitamina A, B2 dhe zinku të cilat kontribuojnë në ruajtjen e shikimit, ndërsa vitaminat C dhe E kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Ju mund t’i shtoni ato në menunë ditore përmes shtesave të veçanta ushqimore.

SYTË I DUAN KËTO USHQIME

  • Karrota dhe lëngu i karrotave;
  • Perimet me gjethe jeshile (rrepa, lakra jeshile, sinapi, spinaqi);
  • Brokoli, lulelakër, lakër;
  • Citruset (portokalli, grejpfruti, limoni dhe lime);
  • Patate të ëmbla;
  • Fasulet;
  • Vezët (përfshirë edhe të verdhën);
  • Papaja, mango, kivi, pjepër;
  • Misri;
  • Specat e kuq;
  • Bizelet;
  • Arrat dhe farat (luledielli, susam, lajthi, bajame, arra braziliane);
  • Ushqimet e detit.