Hulumtimi në të cilin morrën pjesë rreth 3 000 të sëmurë me demencë, zbuloi se përdorimi i barnave të gjumit tek pacientët me demencë e rrit rrezikun e frakturave të kockave. Barnat e njohura për gjumë përfshijnë janë zolpidem, zopiklon dhe zaleplon.
Frakturat e eshtrave, e sidomos frakturat e ijeve, e rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Pacientët me demencë, të cilët morën barna gjumi kishin një rrezik prej 40 përqind më të madh nga çdo lloj frakture kockash. Sa më e madhe ishte doza e barnave të gjumit, aq më i madh ishte rreziku i frakturës së kockave.
Duhet të theksohet se përdorimi i barnave të gjumi tek të sëmurit me demencë, gjithashtu u shoqërua me rrezik më të madh të frakturave të ijeve.
Konsiderohet se, personat që vuajnë nga demenca duhet të shmangin përdorimin e barnave të gjumit sa herë që është e mundur, u konkludua në Takimin Vjetor të 2018-të të Alzheimer’s Association.