Qëllimi i simpoziumit ishte shkëmbimi i frytshëm i mendimeve, përvojave dhe vizioneve në lidhje me temat nga fusha e mjekësisë dhe drejtimet e saj. Synimi i audiences ishin mjekët nga të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe të gjithë specialistët e shkencave mjekësore që merren me diagnozstifikimin dhe mjekimin e popullatës.
Ky Simpozium është i veçantë pasi që i integron të gjithë mjekët që merren me aktivitete mjekësor nga rajoni dhe pjesëmarrës të saj ishin mjek nga vendi, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia. Pjesëmarrës ishin 700 mjek dhe ligjërues të shquar nga Maqedonia dhe jashtë vendit, nga të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor si dhe nga disa fakultete të mjekësisë, me 84 punime shkencore në ligjëratat plenare mbi temat globale, prezantimin e arritjeve më të fundit në diagnostikimin dhe mjekimin, simpoziume plenare satelitore, si dhe një hapësirë ekspozuese e kompanive farmaceutike, si dhe punëtori paralele.