TË DHËNA Shqetësuese, PREVALENCA PO RRITET NË MËNYRË DRASTIKE: Autizmi tani po prek 1 në 36 fëmijë!

Gjatë 20 viteve të fundit, numri i fëmijëve të identifikuar me autizëm është rritur në mënyrë eksponenciale. Për shembull, në vitin 2000, një në 150 fëmijë është diagnostifikuar me autizëm. Në vitin 2018, ky numër u rrit në një në 44. Dhe tani, shifrat e fundit flasin se autizmi vazhdon të rritet tek një në 36 fëmijë

Të dhënat tregojnë se normat e autizmit mund të jenë edhe më të larta, veçanërisht në zonat metropolitane

Prevalenca e çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD) është rritur nga një në 44 fëmijë në vitin 2018 në një në 36 fëmijë në vitin 2020, sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – CDC.

Numrat e përditësuar vijnë nga të dhënat e vitit 2020 të marra nga Rrjeti i Monitorimit të Autizmit dhe Paaftësive Zhvillimore (ADDM), një sistem mbikëqyrjeje aktive me 11 vende monitorimi në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e ADDM përdorën informacione nga fëmijët e lindur në vitin 2012 që jetonin në zonat me mbikëqyrje gjatë vitit 2020 dhe shqyrtuan vlerësimet e zhvillimit dhe të dhënat nga ofruesit arsimorë dhe mjekësorë për të përpiluar të dhënat. Të dhënat e përfshira në raport erdhën nga vende si Arizona, Arkansas, Kaliforni, Gjeorgji, Meriland, Minesota, Misuri, Nju Xhersi, Tenesi, Jutah dhe Viskonsin.

Disa burime thonë se gjenetika, ndërveprimet midis gjeneve dhe faktorëve mjedisorë, problemet metabolike ose problemet me sistemin imunitar mund të luajnë një rol në zhvillimin e autizmit dhe përhapjen e tij.

Për vitin 2020, prevalenca e përgjithshme e autizmit ishte 27.6 për 1000 (një në 36) fëmijë tetëvjeçarë. Ky numër varionte nga 23.1 për 1000 në Meriland në 44.9 për 1000 në Kaliforni. Përveç kësaj, Viskonsin dhe Misuri treguan ndryshimet më të rëndësishme relative në prevalencën e autizmit.

Të dhënat e mbikëqyrjes treguan gjithashtu se prevalenca e autizmit ishte më e ulët tek fëmijët e bardhë sesa në grupet e tjera racore dhe etnike – gjë që ndryshon nga vëzhgimet e kaluara.

Raporti zbuloi gjithashtu se mosha e diagnozës më të hershme të njohur të autizmit varionte nga 36 muaj në Kaliforni në 59 muaj në Minesota.

Sipas raportit, “rritja e vazhdueshme e numrit të fëmijëve të identifikuar me autizëm nxjerr në pah nevojën për të përmirësuar dhe siguruar diagnozë të barabartë, trajtim dhe shërbime mbështetëse për të gjithë fëmijët me autizëm”.

Pse po rriten shifrat?

Gjatë 20 viteve të fundit, numri i fëmijëve të identifikuar me autizëm është rritur në mënyrë eksponenciale. Për shembull, në vitin 2000, një në 150 fëmijë u identifikua me autizëm. Në vitin 2018, ky numër u rrit në një në 44. Dhe tani, shifrat e fundit flasin se autizmi vazhdon të rritet tek një në 36 fëmijë.

Megjithatë, raportet tregojnë se normat e autizmit mund të jenë edhe më të larta, veçanërisht në zonat metropolitane.

Disa burime thonë se gjenetika, ndërveprimet midis gjeneve dhe faktorëve mjedisorë, problemet metabolike ose problemet me sistemin imunitar mund të luajnë një rol në zhvillimin e autizmit dhe përhapjen e tij.

Megjithatë, sipas CDC, këto shifra në rritje të autizmit ndodhin për shkak të përmirësimeve në identifikimin e autizmit, veçanërisht për fëmijët në grupe që kanë më pak akses ose përballen me pengesa më të mëdha gjatë marrjes së shërbimeve.

(Health News)

Burimi:

  • CDC – Prevalence and Characteristics of Autism Spectrum Disorder Among Children Aged 8 Years — Autism and Developmental Disabilities Monitoring Network, 11 Sites, United States, 2020.
  • NIH – What causes autism?

Përktheu dhe përshtati:S.N