Farat Chia janë një produkt i pashmangshëm kur është fjala për zvogëlimin e peshës trupore, një burim i fuqishëm i kalciumit, acideve yndyrore omega 3 dhe antioksidantëve. Me konsumimin e këtyre farave, do të dukeni më të rinj, do të bëheni më energjik dhe do të ndiheni më vital dhe më të shëndetshëm.
Ky artikull ushqimor përmban 20% proteina, 34% yndyrna, 25% fibra dietike, por gjithashtu edhe sasi të konsiderueshme të antioksidantëve. Veçanërisht janë të pasura me acid linolenik dhe me acide yndyrore të pangopura omega 3.
E ZVOGËLOJNË PESHËN
Pasiqë ky lloj farash absorbon shumë ujë, sapo të arrijë në stomak, menjëherë krijon ngopjen. Me përdorimin e farave Chia dobësohet shpejt dhe në mënyrë efektive, pa asnjë efekt anësor, pasiqë i përmbajnë të gjitha vitaminat dhe materiet ushqyese.
BURIMI I FUQISHËM I KALCIUMIT
Farat Chia përmbajnë pesë herë më shumë kalcium sesa qumështi, ndërsa dy herë më shumë kalium sesa bananet. Gjithkush që dëshiron ta pasuroj organizmin me kalcium, duhet që t’i përfshijë këto fara tek të ushqyerit e përditshëm. Nuk do të ketë më probleme me eshtrat e dobëta, thonjtë e dobët dhe flokët.
ACIDET YNDYRORE OMEGA 3
Farat Chia janë të pasura me acide yndyrore, njejtë sa edhe peshku i kuq. Këto acide e ulin kolesterolin, e përmirësojnë funksionin e zemrës, ndihmojnë gjatë depresionit dhe gjatë çrregullimeve të gjendjes shpirtërore. Acidet yndyrore e përmirësojnë funksionin e trurit dhe mbajnë lëkurën të shëndetshme.
SI T’I KONSUMONI?
3-4 lugë në ditë është sasia e cila ka efekt mbi organizmin.
Ju mund të filloni me një lugë në ditë dhe gradualisht ta rrisni sasinë. Farat janë me shije neutrale, kështu që ato mund t’i shtoni në të gjitha ushqimet: çorbë, qull, supë, jogurt, sallatë… Këto fara kanë afat të gjatë skadimi.